Zvicra vazhdon të jetë ndër shtetet më të goditura nga pandemia, mbi 1000 të vdekur, mbi 25 mijë të infektuar

Zvicra vazhdon të jetë një nga shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.

Shteti zviceran deri tani ka regjistruar mbi 1000 njerëz të vdekur nga virusi. Saktësisht, në Zvicër kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 1081 persona.

Ndërsa, llogariten si të infektuar me virusin vdekjeprurës në Zvicër 25 300 vetë.

Ndërkaq, në të gjithë botën deri tani numërohen zyrtarisht 110 030 viktima nga Covid-19, kurse janë infektuar me virus 1 796 414 njerëz.

Nga të gjithë të infektuarit në botë, janë shëruar deri tashmë 412 102 njerëz.

SHKARKO APP