Zvicra voton pro projektligjit për mbrojtjen e LGBT-së

Votuesit në Zvicër mbështetën me votë sot një propozim kundër diskriminimit me bazë orientimi seksual dhe identiteti seksual.

Rezultati, 63.1% në favor të  36.9% kundër – është një nxitje e madhe për komunitetin LGBT të Zvicrës.

Ai kishte argumentuar se ligji zviceran për këtë çështje mbeti shumë larg vendeve të tjera të Evropës. Kundërshtarët e ligjit të ri argumentuan se ai mund të kufizojë fjalën e lirë.

Në Zvicër, diskriminimi për shkak të racës ose fesë është tashmë i paligjshëm.

Në përfundim të votimit, aktivistët u shprehën se kjo ishte e pabesueshme dhe për vetë ata pasi kishin parashikuar një rezultat shumë të ngushtë.

Rezultati i së dielës tregon se opinioni publik është shumë më i pranueshëm në forcimin e legjislacionit kundër diskriminimit nga sa kishin parashikuar analistët.

SHKARKO APP