Zyrtarë të NATO: Rusia nuk do arrijë ti përmbushë synimet në Ukrainë
Zyrtarë ushtarakë të NATO, deklarojnë se presidenti rus Vladimir Putin qartësisht nuk i arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë deri në këto momente dhe me shumë mundësi nuk do t’i arrijë ato as në fund të luftës.
Forcat ruse kanë avancuar në rajonet e Donetsk dhe Luhansk, por kanë dështuar të rrethojnë Kievin, të cilin mendonin se do ta vendosnin në kontroll brenda disa ditësh. Sulmi në jug pranë Odesës, deri në këto momente nuk është materializuar.
Po ashtu aa vlerësojnë se forca pushtuese e Rusisë po vuan nga mungesa e karburantit dhe ushqimit si humbjet e jetës, gjë që sipas tyre e ka detyruar Putinin që të kërkojë përforcime.