Zyrtarët francezë: Avioni i rrëzuar nga një shpërthim i papritur, jo defekt teknik

 

Zyrtarë të Aviacionit francez, që po ndjekin nga afër hetimet, kanë deklaruar për “BBC” se rrëzimi i avionit rus në Egjipt javën e kaluar nuk është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik. Të tjerë zyrtarë francezë thanë se të dhënat nga “kutia e zezë” të çojnë në përfundime se një shpërthim i “fuqishëm dhe i papritur” shkaktoi rrëzimin e avionit, duke vrarë 224 persona në bord. Ndërkohë, hetuesit britanikë janë të mendimit se një bombë ishte vendosur në vendin e bagazheve para se mjeti të ngrihej në ajër. Militantë të lidhur me Shtetin Islamik deklaruan se ata ishin përgjegjës për rrëzimin e avionit, por pretendimet e tyre shpejt u hodhën poshtë nga disa udhëheqës të shteteve të përfshirë në hetim. Avioni rus “Airbus” me numër fluturimi 321 po fluturonte nga resorti turistik egjiptian drejt Shën Peterburgut, kur u rrëzua ditën e shtunë duke u marrë jetën 224 pasagjerëve që ndodheshin në bord, shumica e të cilëve rusë.

SHKARKO APP