Zyrtari amerikan: Putin ka dështuar ta pushtojë Ukrainën, frika më e madhe është…

Edhe pse e goditur furishëm nga agresioni rus, Ukraina po i bën ballë luftës. Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir Putin dështoi që ta pushtojë Ukrainën që në ditët e para të saj. Rusia ka shfrytëzuar gati 75% të fuqisë së saj ushtarake për të pushtuar Ukrainën por deri më tani nuk ia ka dalë dot.

Por një zyrtar amerikan që mbetet anonin, thotë se “rreziqet që vijnë nga mungesa e përparimit rus është përdorimi i raketave dhe artilerisë së rëndë në Kyiv dhe Kharkiv që rrezikon edhe jetët e civilëve”, transmeton CNN.

Zyrtari nuk pranoi të jepte një shifër për viktimat ruse, por vuri në dukje se në ditët e para Ministria ruse e Mbrojtjes e mohoi një gjë të tillë por më pas u desh të pranonte për disa.

SHKARKO APP