Zyrtari i lartë: Covid-19 nuk e ka origjinën nga tregu në Wuhan
Edhe pse bota po shërohet nga Covid-19, përgjigjet sesi lindi dhe pse u përhap, ende nuk janë dhënë. A e ka origjinën virusi nga tregu “famëkeq” i Wuhan-it? Një nga zyrtarët më të lartë të shëndetit në Kinë. Gao Fu, drejtuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë JO.
”Në fillim menduan se tregu i produkteve të detit mund të ishte bërë shkak për virusin, por tashmë ky treg është më shumë si një viktimë”. Kjo deklaratë vjen pikërisht nga shkencëtari i cili më herët kishte deklaruar se tregu i Wuhan-it ishte vendi ku kishte “lindur” Covid-19. Më pas, tregu në fjalë u mbyll dhe u pastrua si të ishte skenë krimi.
Gao pranoi se asnjë shenjë e virusit nuk u gjet nga kampionët e marra nga kafshët e marketit të “Wuhan-it”. Ai shtoi se gjurmë të virusit u gjetën vetëm në kampione të marra në mjedis duke përfshirë edhe ujërat e zeza.