FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtari i zbulimit: Trump nuk ka dhënë udhëzime për të ndalur ndërhyrjen ruse

SHBA- Një zyrtar i lartë amerikan i zbulimit tha se Presidenti Donald Trump nuk i ka dhënë udhëzime specifike për t’iu kundërvënë përpjekjeve ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e këtij viti për në Kongres, që u ngjajnë përpjekjeve ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, që synonin të ndihmonin zotin Trump të fitonte.

Admirali Mike Rogers, drejtor i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, tha gjatë dëshmisë së tij në Kongres se atij nuk i kishin dhënë autoritet shtesë në prag të zgjedhjeve të këtij viti. Ai tha se mendimi i tij është se nuk është bërë sa duhet për të marrë masa të gjithanshme për t’iu kundërvënë ndërhyrjes ruse, në fushën diplomatike, ekonomike dhe kibernetike.

Sipas admiralit, presidenti rus Vladimir Putin ka arritur në përfundimin se kostoja që i duhet të paguajë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane është e vogël. Pas dëshmisë së admiralit Rogers, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders, nuk komentoi se për çfarë autoriteti e kishte fjalën admirali, por shtoi se Presidenti Trump po përpiqet të gjejë mënyra për të mos lejuar ndërhyrjen ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?