Zyrtari iranian: Nëse Izraeli na sulmon, për dhjetë minuta e shkatërrojmë Tel Avivin

Mujteba Zulnur, një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, tha se Irani do të shkatërrojë Tel Avivin nëse Izraeli kryen një sulm në territorin iranian, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në qoftë se regjimi sionist bënë një gabim, për më pak se dhjetë minuta do të shkatërrojmë Tel Avivin," tha Zulnur.

Ai u tha gazetarëve në Iran për deklaratën e kohëve të fundit nga Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman për sulme të mundshme mbi objektet bërthamore të Iranit.

Ai shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu flet në mënyrë të panevojshme për një sulm mbi objektet bërthamore të Iranit.

Ai porositi Liebermanin se Izraeli nuk e ka fuqinë e duhur ushtarake për të fituar një luftë të mundshme me Iranin.

"Në qoftë se regjimi sionist beson se do ta fitojë luftën, ata nuk kanë fuqi për këtë. Vetëm mundohen për të përhapur frikë, por nuk kanë gjë konkrete. Regjimi sionist dëshiron që të shfrytëzojë rastin e saj, por nëse sulmojnë me raketa Iranin, para se pluhuri dhe tymi i raketave të bie në territorin tonë, raketat tona për 6-7 minuta do ta godasin zemrën e Tel Avivit dhe do të shkatërrojnë regjimin sionist," tha zyrtari iranian.

Ai theksoi se sionistët janë frikacakë të mëdhenj që, siç tha ai, ata nuk arritë të mundin Hamasin.

"Ata nuk ia dolën me Hamasin. Fuqia e Hamasit dhe Hezbollahut është vetëm një pjesë e vogël e fouqisë ushtarake të Iranit. Sionistët të cilët nuk mund t'ia dalin në skaj me rezistencën islamike, bëjnë deklarata të tilla për të përmirësuar moralin e banorëve vendas," tha Zulnur.

Lieberman në "Channel 2" izraelite ka kritikuar Kryeministrin Netanyahu se vetëme flet për aktivitetet bërthamore të Iranit dhe tha se "nëse mendon të sulmosh, atëherë sulmo, mos flit."

SHKARKO APP