Zyrtari kinez befason të gjithë: Koronavirusi lindi në Barcelonë!

Një zyrtar kinez në mënyrë sensacionale ka bërë me faj Spanjën për nisjen e pandemisë globale të koronavirusit. Kreu i qendrës kineze të kontrollit shëndetësor Zeng Guang tha se në studime zyrtare gjurmë të Covid-19 janë zbuluar ujërat e zeza të Barcelonës në mars të vitit 2019.

Guang shtoi më tej: “Nuk ka rëndësi se në cilin vend nisin kërkimet për sa kohë që ato përfshijnë të gjithë vendet dhe rezultatet nxirren me përgjegjësi”.

Ai shtoi se prezenca e Covid-19 në mostrat e kryeqytetit të Katalonjës, nëntë muaj para zbulimit të sëmundjes në Vuhan, dëshmon për një origjinë tjetër të epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani studimet për origjinën e koronavirusit të ri vrasës ishin përqendruar në tregun prodhimeve të detit në Vuhan.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?