Çekia shmang turpërimin ndaj Ishujve Faroe, fiton me një penallti (VIDEO)

Republika Çeke vijon momentin e vështirë, teksa mbrëmjen e sotme ka fituar me shumë vështirësi 1-0 ndaj Ishujve Faroe, duke shmangur një turp të vërtetë.

Deri në minutën e 76-të rezultati ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe u desh një 11-metërsh i akorduar për prekje të topit me dorë që Çekia të kalonte në epërsi, falë ekzekutimit të saktë të Soucek.

Çekia  me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 11 pikëve dhe me dy fitore në ndeshjet e fundit, përballë Polonisë dhe Moldavisë siguron kualifikimin në Evropian.

SHKARKO APP