Belinda Balluku: “Dibrën time që e kam në zemër, po e lë në duart më të mira, te dibrani tjetër Blendi Gonxhja”

Belinda Balluku shkruan në profilin e saj në facebook pas kalimit si drejtues politik për qarkun e Fierit. E mallengjyer nga ikja prej qarkut Dibër ajo thotë: “Dibrën time që e kam në zemër, po e lë në duart më të mira. Një tjetër dibran do e marrë stafetën për të drejtuar qarkun e njerëzve punëtorë, e njerëzve të mençur, Blendi Gonxhja .

Skuadrës fantastike të Dibrës e Matit i uroj nga zemra punë të mbarë dhe sa më shumë suksese. Të jenë krenarë për vendin e tyre dhe mos rreshtin së punuari për fitoren e thellë të Partisë Socialiste. Ju falënderoj nga zemra për dyert e hapura të vatrave tuaja, për dashurinë me të cilën më keni rrethuar dhe besimin që më dhatë. Do shihemi shpejt e shpesh, për të gjitha kantieret e punët e nisura së bashku”.

 

SHKARKO APP