Dekonspiroi operacionin gjerman, mbyllen hetimet për ish-nr.2 të OFL

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj tij.

Artan Shkëmbi akuzohet për zbulim të akteve sekrete. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra. Gjykata e Tiranës vendosi që të pezullonte edhe për 3 muaj të tjerë nga detyra Shkëmbin.

Artan Shkëmbi dyshohet se dekonspiroi një operacion të autoriteteve gjermane për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?