Home Aktualitet Departamenti ...

Departamenti Amerikan i Shtetit: Mbështesim “Ballkanin e Hapur” sipas rregullave të BE-së

49
0

Kryeministrat Edi Rama, homologu Zoran Zaev bashkë me presidentin e Serbisë Alekasandar Vuçiç, janë shprehur të gatshëm, ta çojnë përpara nismën “Ballkani i Hapur” edhe me vendet e tjera të rajonit, duke deklaruar se Shengeni Ballkanik tanimë i emërtuar Ballkani i Hapur, gëzon mbështetje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo nismë ka rritur tensionet mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila refuzon të bëhet pjesë e kësaj iniciative bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu përmes postës elektronike pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit se cili është qëndrimi SHBA për Ballkanin e Hapur.

 

Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje.

Shtetet e Bashkuara me gjithë zemër mbështesin përpjekjet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor në thellimin dhe forcimin përfshirës të integrimit ekonomik rajonal sipas rregullave dhe standardeve të BE-s”.

Ndërsa për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, që janë skeptike madje dhe kundërshtuese, të kësaj nisme, Departamenti Amerikan i Shtetit u thotë:

Ne inkurajojmë udhëheqësit rajonal të kërkojnë mundësitë e reduktimit të barrierave tregtare, rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe të ndërtojnë në mënyrë të integruar rajonale dhe estetike ekonomitë që u shërbejnë qytetarëve të tyre”.

Qeveria Amerikane thekson në mënyrë specifike rëndësinë e katër parimeve mbi të cilat është ngritur dhe po promovohet Ballkani i Hapur nga Rama, Zaev dhe Vuçiç.

Duke krijuar “Common Regional Market” “Një treg të përbashkët Rajonal” të atillë që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, kjo është esenciale për të tërhequr investime dhe energji për rritje ekonomike”.

Në fund të qëndrimit Departamenti Amerikan i Shtetit thotë:

Ballkani Perëndimor është një rajon me potenciale të jashtëzakonshme të pashfrytëzuara, mishëruar me një vizion e përpjekje të njerëzve për tu bërë një rajon i lulëzuar e i begatë plotësisht i integruar në Unionin Europian”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit