Deputetë shqiptarë vizitë në Kinë

Një grup deputetësh shqiptarë po zhvillojnë një vizitë në Kinë, me fokus rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit.

“Kënaqësi e veçantë gjatë takimit me NënKryetarin e Komitetit Qendror të Asamblesë Popullore të Kinës z.Ji Bingxuan dhe zv. ministrin e departamentit të marrëdhenieve me jashtë të PKK, z. Li Jun, të dëgjoja se për ta lidhja me popullin tonë vlerësohet si marrëdhënie zemre dhe janë të prirur të mbështesin Shqipërinë përmes investimeve ekonomike, veçanërisht në bujqësi e teknologji.

U hodhën gjithashtu hapa për shtimin e shkëmbimeve kulturore mes të rinjve, ku një hapsirë më e madhe do ti dedikohet programeve për Arsimin e Rinisë Shqiptare dhe rritjes së kapaciteteve të profesionistëve të rinj.

Në kuadër të Nismës 16+1, mirëpresim përzgjedhjen nga ana e Kinës për vendosjen e qendrës Rinore në Tiranë”, shkruan deputetja Floida Kërpacci lidhur me vizitën.

SHKARKO APP