FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt, ish-deputeti i PS për dhunimin e banorëve: Akt vandal dhe bandit

Ish-deputeti i PS-së, Ermal Pacaj reagon ndaj përplasjeve të dhunshme të regjistruara në Rrjoll të Shkodrës nga banorët vendas me policinë. Shkak është bërë ndërtimi i resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Banorët e kundërshtojnë duke thënë se toka është pronë e tyre.

Pecaj i referohet një momenti kur një prej punonjësve të kompanisë “Breçani Security”, të punësuar nga Bashkim Ulaj, qëllon me grusht një djalë të ri. Ish-deputeti i PS shkruan se ky është një akt i papranueshëm dhe bandit.

“Po kjo?! Si mundet me nodhe? Absolutisht e tepert, shumë. Dënoj dhe e përçmoj goditjen me grushta dhe shkelma kundër banorit dhe banorëve të Rrjollit. Akt i papranueshëm, vandal dhe bandit. Këto probleme nuk zgjidhen me dhunë e brutalitet, zgjidhen me drejtësi dhe me institucione legjitime, duke respektuar të drejtat e patjetërsueshme që na garanton Kushtetuta”, shkruan Ermal Pacaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?