PS propozon nismë ligjore: Ndryshime për Komisionet Hetimore

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Lajmi u bë i ditur nga deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin e komisioneve hetimore.

Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore. Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore”, tha Felaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?