Dortmundi fiton në transfertën e vështirë të Hoffenheim

Borussia Dortmund ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertën ndaj Hoffenheim. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me Fullkrug pas 18 minutash lojë.

Hoffenheim në minutën e 25-të realizoi golin e barazimit me anë të Kramaric nga pika e bardhë e penalltisë. Marco Reus do të shënonte golin e avantazhit për Dortmundin në shtesën e pjesës së parë.

Në të dytën, Hoffenheim ishte më dominuese dhe krijoi më shumë, por nuk gjeti forcën e duhur për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Dortmund që realizoi golin e tretë në minutën e 90+5’ me anë të norvegjezit Ryerson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Borussia Dortmund ngjitet momentalisht në vendin e parë me 14 pikë, 1 më shumë se Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, ndërsa Hoffenheim pëson humbjen e dytë sezonale dhe mbetet me 12 pikë, në vendin e 6-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?