Dortmundi zyrtarizon largimin e legjendës Marco Reus

Borusia Dortmund ka bërë zyrtare sot atë që të gjithë pritnin, lamtumirën e Marco Reus. Sulmuesit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe klubi ka vendosur që të mos rinovojë me 34-vjeçarin.

Klubi publikoi videon në të cilin futbollisti, nga tribuna e “Signal Iduna Park”, shpjegoi vendimi që është marrë për ndërprerjen e bashkëpunimit pas 12 vitesh të kaluara si pjesë e tij.

“Të dashur tifozë të Borussias. Unë kam qenë në gjendje që të luaj në këtë stadium shumë të bukur për 12 vite. I kam kushtuar gjysmën e jetës time këtij klubi. me të mirat dhe të këqijat. Sipas mendimit tim, kishte më shumë të mira. Klubi dhe unë kemi vendosur tashmë që të mos zgjatim kontratën”, shpjegonte Reus në videon emocionuese për tifozët e Borusias, për të cilët ai ka qenë një idhull i vërtetë në këto vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka fituar 2 herë Kupën e Gjermanisë me Borusia Dortmund, por nuk ia doli të shpallej asnjëherë kampion me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?