E rëndë, nënë e bir vdesin nga koronavirusi

Tragjedia familjare e radhës ka ndodhur sëfundmi nga koronavirusi. Mediat greke bëjnë me dije se nënë e bir ndërruan jetë nga koronavirusi brenda javës në spitalin e Volosit.

Sipas “Protothema”, fillimisht ndërroi jetë e moshuara, e cila ndodhej prej disa javësh e shtruar në repartin e shërbimit intensiv në spital, ndërsa ditën e djeshme vdiq edhe i biri 58-vjeçar.

Të dy ata nuk ishin vaksinuar pasi besonin se pandemia ishte diçka që nuk ekzistonte, po ashtu edhe koronavirusi.

SHKARKO APP