Edhe pa shënuar, Ronaldo vendos rekordin historik në Europian

Cristiano Ronaldo, ishte vendimtar ndaj Turqisë, në fitoren që Portugalia e tij mori me rezultatin 3-0, pavarësisht se nuk shënoi. Sulmuesi portugez, vendosi një rekord historik, me asistin e dhënë te goli i tretë i shënuar nga Bruno Fernandes. 39-vjeçari tashmë është futur në histori edhe si asistuesi më i mirë. Ronaldo numëron 7 asiste në të gjithë Europianët, duke vendosur rekord, si asnjë tjetër më parë.