24 orë kohë për përgjime
Një projektligj i ri i Ministrisë së Brendshme për “Komunikimet elektronike” i jep të drejtë Policisë së Shtetit që brenda 24 orëve të ketë akses në të gjitha komunikimet telefonike dhe në internet të çdo qytetari. Për rastet kur Policia vlerëson se kemi të bëjmë më individë që kërcënojnë sigurinë publike, apo terrorizëm aksesi në të dhënat personale kryet menjëherë. Projektligji është prezantuar dje në një konsultim mes Ministrisë së Brendshme dhe operatorët e telefonive telefonike. Ky ligj duhej bërë më përpara, pasi për Sigurinë kombëtare duhet të lejohet gjithçka.
Në draftin e projektligjit thuhet se kur kërkohet nga policia, prokuroria dhe SHIK të gjitha kompanitë telefonikë kanë 24 orë afat për të dhënë informacion.Pra janë të detyruar. Ligji i mëparshëm parashikonte që ky afat të ishte deri në 6 muaj. Kohëzgjatja e procedurave, sipas specialistëve të ministrisë, ka bërë që shpesh herë hetimet të vonohen dhe në disa raste të dështojnë. Për procedurat normale kompanitë telefonikë kanë pesë ditë afat për dorëzimin e skedarëve. Në rast se këto kompani vonojnë procedurat, autoriteti kërkues që sipas Kodit Penal është Policia e Shtetit, Prokuroria, ose SHISH mund të bëjë padi penale ndaj kompanisë.
Projektligji nuk jep detaje në relacionin e tij se çfarë do të kontrollohet, duke përmendur vetëm termin “skedarë”. Në ligjin ekzistues për “Komunikimet Elektronike”, skedarët janë të dhënat e detajuara të çdo klientit që përdor shërbimet telefonike dhe të internetit. Gjë që do të thotë, se policia do të ketë akses jo vetëm identifikimin e numrit, IP së kompjuterit dhe vendndodhjen e personit, por në përmbajtjen e bisedave telefonike dhe mesazhet, por edhe në komunikimin elektronik të aplikacioneve, si Viber, Ëhatsapp, Facebook, etj. Pra, çdo aplikacion që përdoret për komunikimin elektronik do të jetë në duart e Policisë së Shtetit brenda pak kohësh.
Në praktikën aktuale, kompanitë e telefonisë celularë janë të detyruara që të ruajnë në serverat e tyre për dy vjet komunikimet telefonike dhe në internet të çdo abonenti. Me ligjin aktual për çdo rast kur Policia e Shtetit, Prokuroria dhe SHISH ka dyshime, brenda 24 orëve ose dhe menjëherë gjithë skedari vihet në dispozicionin e tyre. Procedurat ligjore aktuale parashikojnë se procedua e përgjimeve kryhet nga Prokuroria dhe gjykatat, në ligjin aktual edhe pse nuk flitet për përgjim klasik, informacionet kërkohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
I pyetur dje nëse projektligji është në kundërshtim me kompetencat e prokurorisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se kjo është një nismë që ndihmon hetimet dhe nuk ndërhyn në juridiksionin e prokurorisë. “Ndryshimet të cilat po konsultojmë kanë lidhje me marrëdhënien që kanë agjencitë ligjzbatuese me operatorë kryesisht privatë por edhe publikë në fushën e hetimeve penale. Pra nuk jemi në fazën dhe nuk është as detyra dhe kompetenca jonë që të propozojmë ndryshime në pikëpamje të ndryshimit të kompetencave të institucioneve”,- tha Ministri Tahiri.
Sipas Ministrit, këto ndryshime ligjore i japi mundësinë Policisë, Prokurorinë dhe të gjitha agjencive ligjzbatuese të bënin hetime më të shpejta dhe më efektive në kohë. Ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të ketë dhe propozime të tjera ligjore që kanë të bëjnë me komunikimin elektronik.
Nisma të tilla u shërbejnë institucioneve ligjzbatuese për të hetuar elementë kriminalë, korrupsionin dhe terrorizmin. Problemi është se edhe në vende me demokraci shumë të zhvilluar çështjet e futjes së “duarve” të institucioneve në të dhënat personale krijojnë jo pak konflikte dhe debate. Përgjimi dhe verifikimi i komunikimeve nga Prokuroria dhe SHISH është një proces normal deri më sot, por zgjerimi i kompetencave dhe me policinë përveç rasteteve të personave të dyshuar mund të ekspozojë edhe qytetarët e zakonshëm. Por ata që nuk e ka mizën nën kësulë nuk ka përse të kenë frikë.
Le të përgjojnë!