Kryeministri Rama: Ose Rudina Hajdari kryetare, ose ju shkriva grupin!
Sherri nuk ndalon te grupi “demokrat” në parlament. Pas njoftimit për shkarkimin e Rudina Hajdarit me shkresë e me firma të deputetëve një deputet opozitar thotë se ka reaguar kryeministri Rama, duke bërë presion të hapur ndaj firmëtarëve të cilët guxuan të shkarkojnë nga kryetare grupi të “opozitës” Rudina Hajdarin.
Me datë 11 tetor 2019 grupi demokrat ka firmosur dhe ka nisur kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi një shkresë me firma për largimin e deputetes Hajdari nga kryetare grupi.
Deputeti Korab Lita në një mbledhje me deputetët e tjerë kanë firmosur që t’a largojnë deputeten Hajdarin nga detyra e kryetares së grupit.
Por Rudina Hajdari thotë se është ende në këtë detyrë. “Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”,- shkruan në Facebook Rudina Hajdari. Në fakt nuk kuptohet se me cilët deputetë ajo do shpallet kryetare, kur kolegët e kanë shkarkuar me firma drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Por deputeti Korab Lita insiston. Ai shkruan në facebook se:
Te nderuar miq ,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.
Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.
Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.
Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene./KL
Pas njoftimit zyrtar se nuk e njohin më Rudina Hajdarin si shefe të grupit të tyre, presioni qeveritar ka sjellë që Halit Lefteri të nis shkresë kryetarit Ruçi se tërheq firmën që ka hedhur!
Nëpërmjet një letre që i ka dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Valteri thekson se është tërhequr nga firma dhe se nuk ka një vendim për shkarkimin e Rudina Hajdarit.
“Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se Parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je”, shkruan ndër të tjera Valteri, duke sulmuar deputetin Korab Lika.
Bile aludon se ai është i marrë, çka mbetet një fyerje ndaj deputetit Lika.
Reagimi i plotë i Halit Valterit
Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.
Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.
I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.
Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.
E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.
Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.
Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.
Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.
Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!