FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A do jetë Viti 2019, vit zgjedhjesh edhe parlamentare?

Tashmë hymë në Vitin e Ri 2019. Pas një viti protestash pa ndalesë të shoqërisë shqiptare dhe sidomos studentëve të cilët tronditën themelet e një pushteti oligarkik, pas një viti skandalesh qeveritare e sidomos në fundin e vitit që iku, pas një rritje të  madhe të opozitës PD dhe LSI, pas thyerjeve e çarjeve në ngrehinën e Rilindjes dhe pas një qeverie të re, aspak e majtë, e cila merr votimin në parlament nga fundi i janarit 2019; duket se ky vit ka një Mision të Madh.

Misioni i rrëzimit të qeverisë së oligarkisë, ku edhe ligji për uljen me 50 % të taksave në fundvitin e kaluar ishte krejtësisht në favor të oligarkëve ose më saktë të 10 apo 15 biznesmenëve.

Sivjet në qershor janë zgjedhjet e radhës vendore, por duhet të jenë në një ditë, edhe zgjedhjet e reja politike të parakohshme. Opozita nuk duhet të hezitojë në këtë drejtim, sepse në të kundërt vendi do shkojë në krizë të pakthyeshme sociale, ekonomike dhe në përpasje civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe vetë mazhoranca ka nevojë, realisht, për të parë mbështetjen në popull, e ndaj duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha palët duhet të përballen me votën e popullit. Por në një ditë; zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?