A duhet opozita të djegë mandatet e deputetit?

Lulzim Basha, kryetar i PD deklaroi publikisht se do ti propozojë grupit parlamentar demokrat që të firmosin djegien e mandatëve të deputetit. Ai e justifikoi këtë vendim me mosrrëzimin e kryeministrit Rama me 16 shkurt. Kushdo e mendon ndryshe e ka gabim, pasi në të vertetë këtu sillet vendimi për këtë VENDIM, pasi mijërat e militantëve erdhën për ta rrëzuar Edi Ramën ditën e shtunë, dhe ikën të zemëruar. Pavarësisht se Garda përdori, siç thotë Petrit Vasili, lendë toksike duke helmuar njerëzit përsëri nuk arritën ta rrëzojnë me 16 shkurt. Ndaj duket se demokratët e kanë në vështirësi Lulzim Bashën që vijnë ditën e enjte vetëm nëse dorëzoni mandatet e deputetit.

Megjithatë është vendim që do të shikohet sa deputetë e miratojnë. Problemi tjetër vjen se kush vjen pas këtyre që do ikin si deputetë sepse lista ka emra anonimë dhe KQZ do ti zëvëndësojë me emrat e listës së çdo partie. Natyrisht që vendimi politik i partisë kryesore opozitare për të djegur mandatet e dëmton kryeministrin Rama.

Dhe duket se fituan militantët e jo forca e deputetit për tu përballur me qeverinë në parlament, por edhe në popull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha ‘Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe betejat, si rregull janë sa në popull dhe sa në parlament.

A duhet ti dorëzojë mandatet e deputetit, opozita? Kësaj pyetje ia kemi lenë përgjigjen te një pyetje të rubrika e sondazhit në www.kohajone.com për të kuptuar vendimin e publikut.

Ndaj votoni të sondazhi në www.kohajone.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?