Akuzohet për korrupsion. Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij.

“Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni”, njofton sot Zëri i Amerikës.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës”, raporton VOA.

Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e BAshkuara.

Pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas së cilës Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, ish kreut të Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako e familjes së tij vjen reagimi i këtij të fundit. Në një prononcim për News24, Vangjush Dako tha se nuk është në dijeni të nje vendimi të tillë. “Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”-tha Dako në një prononcim të shkurtër për News24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?