Aleksandër Meksi: Ndryshe nga Diktaturat, autokracitë nuk përdorin mobilizimin e masave, sepse i preferojnë të nënshtruara e të heshtura*
Nga Aleksandër Meksi-
Sulmi i Autokracive ndaj Demokracive… sipas Giorgio Arfaras (La storia non è finita. Dalle origini del capitalismo alle varianti occidentale e orientale-2021)….karakteristikat e sistemeve të sotme autokratike janë:
1. një rreth besnikësh.
2. krijimi i një Partie personale.
3. propagandimi i ideve se falë pushtetit të madh që disponon autokrati mund të zgjidhen problemet e vendit, si rezultat paaftësisë dhe korrupsionit të elitave, që duhen zëvendësuar.
4. nuk besohen ekspertët, por besohet marrëdhënia ndërmjet Duçes (Dux.. që di çfarë duhet bërë) dhe popullit të tij (që e beson); kush është kundra është “armik i popullit”.
Ndryshe nga Diktaturat, autokracitë nuk përdorin mobilizimin e masave, sepse i preferojnë të nënshtruara e të heshtura.
*Aleksandër Meksi është kryeministri i parë i pluralizmit, 1992-1997