Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu, Njeriu Antikrim dhe Antimafia

 Ambasadori Donal Lu ka rreth dy vite që ka marrë detyrën në Shqipëri. Në ndryshim nga shumë paraardhës të tij në këtë detyrë, Donald Lu është ndër të paktët që ka lënë gjurmë në politikën dhe shoqërinë shqiptare.  Kur mbërriti në Tiranë në janar të vitit 2015, pritej që diplomati i amerikan të qëndronte i tërhequr nga zhvillimet politike të ditës. Kjo për shkak të konflikteve të hapura dhe publike që paraardhësit e tij kishin patur me selitë e partive. Gërdeci, 21 Janari, korrupsioni i qeverive dhe partive politike i kanë vendosur shpesh diplomatët, për shkak edhe të gjuhës diplomatike që përdorin, në pozicione që partitë i kanë interpretuar si qëndrime, “pro” dhe “kundër” lidershpit të tyre. Secili kryetar partie e lakonte fjalën e ambasadorit amerikan si të donte, pra në interes të tij. Ndërkohë që ambasada amerikane ishte e kujdesshme në daljet publike.

Por Donal Lu hoqi dorë nga mesazhet e dykuptimta dhe simbolet e fshehura të diplomacisë. Vendosi të flas hapur dhe madje në gjuhën shqipe për problemet që shihte në vend. Takonte vetë njërëzit pa përkthyes, direkt nëpër zona të ndryshme për të kuptuar të vertetën e politikës së Tiranës. Kur u bind për politikën atëhere filloi sulmin.

E para është nisma për dekriminalizimin e partive politike. Është ndër të vetmit ambasador që doli jashtë formatit të diplomatit, duke folur me emra për deputetët kriminelë dhe të dyshuarit si kriminelë në Kuvend. Në kulmin e debateve PS-PD për pastrimin e politikës askush nga selitë e partive nuk kishte guximin të tregonte se kush ishin të inkriminuar. Selitë e partive i kishin në gjirin e tyre kriminelët biznesmenë. Donald Lu jo vetëm që tregoi me gisht dhe me emra se cilët ishin deputetët, por bëri dhe thirrje publike për largimin e tyre nga politika. Sulmoi njëlloj të gjitha palët duke treguar se kriminelët nuk kishin ngjyra politike. Janë të paktën 5 deputetë që dhanë dorëheqjen, u përjashtuan nga partitë ose përfunduan në burg gjatë mandatit të këtij mandati të parlamentit. Çdo rast ka specifikat e veçanta, por nëse nuk do të ishte një qëndrim i prerë i ambasadorit Amerikan Donald Lu për të larguar dhe ndëshkuar deputetët problematikë, sot një pjesë e tyre do të ishin në parlament dhe me pozita shumë më të forta politike se më parë. Direkt apo indirekt, ambasadori i SHBA-ve vendosi standarde të reja në raportin që duhet të kenë partitë me njërëzit që kandidojnë për deputetë.

am

Në zgjedhjet vendore të 2015 kur partitë deklaronin se kishin vendosur kandidatët më të mirë për kryetarë të bashkive, Ambasadori i SHBA-ve foli publikisht për një listë me emra kandidatësh të inkriminuar. Një listë që u ishte dorëzuar personalisht krerëve të partive politike. Pasojë e këtij denoncimi publik dhe zyrtar ishte fakti se PD dhe PS i rishikuan edhe një herë listat. Një pjesë e emra u tërhoqën nga kandidimi ende pa shkuar në KQZ. Sigurisht që emra të tjerë arritën të futën ne garë. Por nëse nuk do të ishte ambasadori Donald Lu sot bashkitë do të kishin emra të tjerë me precedentë penalë. Nëse nuk do të ishte ndikimi i tij edhe ligji i famshëm i dekriminalizimit që propozoi PD-ja nuk do ishte kthyer në fitoren më të madhe politike të PD. Dhe jo vetëm të PD-së, por të krejt politikës.

Së dyti, ambasadori Donald Lu do të quhet si diplomati i reformës në drejtësi. Përgjatë dy viteve, miratimi i saj ka qenë kryefjala e qëndrimeve publike. Si asnjë diplomat tjetër u vendos në krye të negociatave, nismave dhe qëndrimeve publike për të votuar reformën më të rëndësishme të 26 vjetëve të fundit. I papërtuar, i vendosur, kurajoz dhe i pandalshëm në vrullin e tij për të pastruar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni.

Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi janë dy proceset për të cilat ambasadori amerikan u investua personalisht. Sigurisht, një sukses apo dështimi i këtyre nismave nuk varet vetëm nga një ambasador, por një bilanc personal i diplomatit amerikan mund të bëhet fare thjesht. Mendoni një moment sikur këto dy vjet ambasadori i SHBA të mos kishte folur për krimin e organizuar. Të mos kishte përmendur  çështjen e deputetëve kriminelë në Kuvend. Të mos kishte denoncuar me emra të fortët që nga Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe deri të Klement Balili. Të mos fliste për gjyqtarët me orët e shtrenjta. Të mos denonconte gjykatat që shesin vendime dhe për mafien që ka hyrë në Shtet. Nëse nuk do kishte mbajtur këto qëndrime është e sigurt se në grupin e PS-së dhe PD-së do të vazhdonte të kishte ende të dënuar e kriminelë që votonin ligje. Në gjykata vendimet korruptive do vazhdonin njëlloj si më parë. Shullazi dhe të tjerë nuk do ishin në burg. Politika dhe mafia do të ishin e njëjta gjë dhe nuk do kishte asnjë tentativë për vetëpastrim. Lista mund të vazhdojë shumë gjatë me raste konkrete, por fakti është se më shumë sesa emrat, ka rëndësi standardi që ka vendosur Donald Lu. Një standard që i tregoi politikës se ka limite që nuk mund të kalohen. U ka folur mu në sy, ballë për ballë e publikisht.

Padyshim që një ambasador nuk mund të bëjë mrekulli, në një vend ku për 26 vjet partitë mbijetojnë me korrupsionin dhe flirtojnë me krimin. Në politikë ka ende të inkriminuar dhe segmente të mafias. Por mund të ishte më keq, nëse njeriu që përfaqëson SHBA në Tiranë , Donald Lu do kishte zgjedhur të heshtte.

lulu

SHKARKO APP