Andi Bushati: Jo vetëm rrethim kryeministrie, por bojkot dhe djegie bizneseve të oligarkëve të Ramës
Andi Bushati, analist i pavarur dhe i njohur për qëndrimet e tij të forta ndaj çdo qeverie e veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama, tha sonte në emisionin “Të Paekzpozuarit” te Ylli Rakipit se opozita dhe populli duhet jo vetëm të rrethojë kryeministrinë apo parlamentin, por të godasin edhe oligarkët e kryeministrit. Ky soji biznesmenësh e mbajnë Ramën në pushtet, shtoi Bushati. Ai kërkoji që për ta luftuar dhe rrëzuar klikën e kryeministrit, duhet paralelisht që të bojkotohen nga publiku blerja e produktëve të këtyre oligarkëve. Një ide të tillë e pati kërkuar edhe analisti Andi Bejtja.
Andi Bushati shkoi edhe më tej kur i kërkoi publikut dhe opozitës se janë disa oligarkë të cilët marrin tenderimet publike, leje ndërtimi, koncensionet, etj nga buxheti i shtetit prej kryeministrit dhe sëbashku blejnë mediat dhe gjithçka në këtë vend. Bushati bëri një thirrje e cila duket radikale kur tha që populli duhet të djegë edhe ndonjë biznes të tyre, sepse këta po e mbajnë Ramën kryeministër që ta përdorin për të përlarë fondet e buxhetit.