Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Një tjetër grabitje e kryeministrit

Editorial E enjte, 16 Shtator 2021 18:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Andi Bushati 

Ilir Meta ka kthyer sot një ligj, që më shumë i ngjan një thike pas shpine për Edi Ramën. Si një njeri që vjen nga e majta dhe nga një opozitë që po denoncon përditë shërbimet që i bën kryeministri oligarkëve, ai i ka kthyer për shqyrtim parlamentit amendamentet që i falin miliona njerzve më të pasur të këtij vendi. Fjala është për uljen e tatimit mbi dividentin që ndajnë mes tyre aksionerët e kompanive private.

Ai është parashikuar të zbresë nga 15% që ka qenë më parë në 8% sot. Dhe historia nuk përfundon këtu. Por ky përgjysmim do të shtrihet sipas ligjit të votuar njëherë në 3 dhjetor edhe për vitet paraardhëse. Pra, sikur të japim një shembull të thjeshtëzuar, për një biznesmen të madh që do të ndajë fitimin e 10 milionë dollarëve në vit, buxheti i shtetit që merrte deri më tani 1.5 milionë, këtej e tutje do të marrë 800 mijë. Dhe kjo jo vetëm për 2018, por edhe për vitet e më parshme, nëse ky biznesmen nuk ka ndarë në atë kohë fitim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra merret me mend se sa humbet buxheti ynë i përbashkët nga dhurata maramendëse që Edi Rama po i bën më të pasurve.

Natyrisht që akti i duartrokitshëm i Ilir Metës është një vendim i pastër politik. Pavarësisht nga kleçkat kushtetuese që presidenti ka gjetur duke u mbështetur tek shkeljet e barazisë mes shtresave të ndryshme, ai me kthimin e këtij ligji, ka dashur të na tregojë një akt të pastër grabitjeje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen e opinionit mbi këtë turp që e kaluan në heshtje të gjitha mediat që janë të interesuara për ndarjen e fitimit të tyre.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi mashtrimin e Ramës me taksën progresive, sipas të cilës më të pasurit do duhej të paguanin më shumë dhe më të varfrit gjoja më pak.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi paktin okult mes oligarkëve dhe kryeministrit, duke vënë në dukje se gjatë viteve të fundit më të pasurit e këtij vendi nuk kanë paguar tatim mbi dividentin, me premtimin se një ditë Rama do tj’u a falië atë (kjo vërtetohet me shifrat e viteve të fundit).

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë ku puna e taksohet (deri 24%) shumë më tepër se fitimi i një aksioneri (8%).

Pra, pikërisht në një kohë kur Edi Rama ngre supet para studentëve për tu thënë se kaq para kemi, në një kohë që firmos në mënyrë frenetike PPP me justifikimin se drejton një shtet të varfër, kryeministri i të pasurve u dhuron njerzve më të kamur të këtij vendi miliona euro.

Pikërisht këtë ka dashur të tregojë Ilir Meta me kthimin në kuvend të këtij ligji. Dhe për këtë duhet përshëndetur. Sepse ai e di që nuk mund ta pengojë këtë vendimarje të Ramës. Ai e di që argumentimi i tij kushtetues mund të hajë interpretim. Ai e di që shumica e deleve do ta hedhë poshtë dekretin e tij.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Por, pavarësisht nga kjo, akti politik i Metës ka një vlerë. Sepse ai na tregon më shumë për një kryeministër që pasi i jep tendera pa garë klientëve të tij, pasi u fal koncesione dhe PPP, pasi i shpall investitorë strategjikë kur kanë probleme me pronarët, pasi i hap dritën jeshile për të prishur teatrin dhe stadiumin duke ngritur kullat e tyre mbi tokë publike, ai, në fund u përgjysmon edhe tatim fitimin, për këto biznese që u ka dhuruar.

Natyrisht, të gjithë e dinë që akti i presidentit nuk do ta ndalë dot vullnetin e Rëmës për ti shkuar deri në fund krijimit të një shoqërie skajshmërisht të pabarabartë. Por Ilir Meta duhet falenderuar për zbrapsjen e këtij ligji, sepse së paku ai riktheu vëmendjen, ndaj një grabitjeje që prej 3 dhjetorit po kalohej në heshtje.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 16 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 25 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 30 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 47 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.