Basha:15 oligarkë marrin 2,2 miliardë euro nga buxheti i shtetit dhe 150 milion euro çdo vit
Lulzim Basha sot ka qenë i prerë dhe më i drejtëpërdrejtë se çdo herë kohët e fundit. E kishte lenë mënjanë sjelljen elokuente perendimore dhe ishte krejt shqiptar: Në burg do të përfundojnë Taulant Balla, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Sajmir Tahiri e disa të tjerë-deklaroi nga Berati shefi i opozitës shqiptare, çka bëri të ngrinte sallën në ovacione të pandërprera.
Me sa duket kështu e do populli, sidomos ai opozitar, liderin e tij. Të fortë, të vendosur për të futur në burg kundështarët që kanë shkelur ligjin dhe ato që janë të lidhur me bandat. Si dhe që të ndryshojë gjëndjen ekonomike të vendit.
Lulzim Basha theksoi se kryeministrit Rama u ka dhënë 15 oligarkëve 2.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit, duke cituar një shifër të tmerrshme prej 150 milionë euro në vit, për shumë vite, të cilat shteti do të detyrohet ti paguajë oligarkëve për këto koncensione dhe tenderime. Me 150 milionë euro mund të rriteshin pensionet e qytetarëve në masë shumë të kënaqshme për ta, do të mund të rriteshin pagat dhe forcohej rendi publik. Por 150 milion euro. çdo vit, duhet të ndahen në buxhetin e shtetit për këta oligarkë.
Në fund Basha e tha atë që duhet ta thotë përditë: Rrëzim me forcë të pushtetit të Ramës, se përveç atyre që po bën me oligarkët, ai vjedh edhe votat e shqiptarëve, shtoi Basha.
Sot, në Berat, Lulzim Basha ishte lider.
Ja postimi i Bashës pas takimit në Berat:
Fund trajtimit preferencial për politikanët!
Dita kur politikanët të mos jenë më mbi ligjin, do të jetë dita e parë e bardhë për qytetarët në Shqipëri.
Ne nuk mund të pranojmë që fëmijet të mbeten pa ngrohje në shkolla apo që mijëra familjeve tu ndërpritet ndihma ekonomike vetëm sepse qeveria i shpërndan paratë te 10 oligarkë apo kriminelë.
Ndaj jemi të vendosur që me taksa të ulëta dhe me kthimin e investimeve të huaja, të garantojmë punësim, infrastrukturë dhe shërbime sociale, në mënyrë që asnjë shqiptar të mos nëpërkëmbet.
Nuk do lejojmë që oligarkët të falimentojnë Shqipërinë!
Por bashkë me qytetarët do garantojmë që çdo qindarkë e grabitur të kthehet në xhepat e tyre!