Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha krijon “Harkun opozitar Euro-Atlantik”

Editorial
E mërkurë, 20 Mars 2024 18:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Lulzim Basha po manovron duke ofruar parti të vogla opozitare nën siglën e PD-së së tij, të cilën shpreson ta mbajë, ndonëse gjykata e lartë vendosi që çështja e vulës dhe emrit të PD do të vendoset nga një tjetër trup gjykues në Apelin e Tiranës.

Ndërkohë Lulzim Basha po mbledh një koalicion tjetër nga ai që po mbledh Berisha me PD-në e tij.

Në varësi nga vendimi final i gjykatës së Apelit se kujt i shkon emri i PD, pra Berishës apo Bashës, do të jenë edhe koalicionet brenda opozitës.

Po që se e merr ligjërisht, Berisha, sic edhe praktikisht ai e ka elektoratin demokrat, atëhere Lulzim Basha as në parlament nuk hyn dot në vitin 2025. Por nëqoftëse gjykata e apelit në Tiranë vendos përfundimisht se emri, sigla dhe të drejtën e regjistrimit me emrin PD e ka Lulzim Basha,  atëhere mund të themi se një grup parlamentar e fiton PD-ja e Bashës.

Dhe të dy, Berisha dhe Basha, mbajnë në pushtet Edi Ramën.

Në skenën e koalicionit me Lulzim Bashën ka dalë avokati i njohur Spartak Ngjela.

Sipas Ngjelës, grupi i Berishës është grupimi i korrupsionit, ndërsa shton se e djathta duhet të bashkohet.

Ngjela tha në drekë se “Tryeza e sotme e PD ishte e suksesshme, tani duhet bashkimi i të djathtës. Bashkimi të bëhet me platformë dhe me program. Ligji zgjedhor e zgjidh problemin, unë kërkova maxhoritar të pastër. PD duhet të bëjë atë që rekomandon SHBA. PD e ka në favor bashkimin, sepse Berisha është arrestuar dhe nuk është në funksion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse Sali Berisha do të dënohet, më pas mund të mos jetë më deputet dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Grupi i Berishës është grupi i korrupsionit. Të gjitha çarjet që bëri Berisha kanë qenë të mos kishte goditje, por se sërish u arrestua. 60 përqind e grupit të Berishës janë të korruptuar dhe kërcënojnë SPAK-un. Lulzim Basha e përjashtoi Berishën, sepse ia kërkuan ndërkombëtarët. PD ka dy degë dhe duhet të bashkohen në një Kongres. Sali Berisha nuk duhet të jetë, sepse është shpallur non grata. Rruga e vetme është krijimi i PD-së normale, që të fitojë zgjedhjet më 2025. Nëse hyjnë me lidershipin e Kongresin në zgjedhje, unë them se fitojmë. Sot Lulzim Basha mblodhi disa parti të djathta të vogla. Politika është interes në thelb. Këtu janë mbledhur njerëz, që e dinë se me Sali Berishën nuk fitojnë zgjedhjet, sepse lideri është non grata. Nëse Basha e vijon bashkimin, do kemi risi djathtas”, u shpreh Spartak Ngjela.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në takimin e partive përreth PD së Bashës ishte sot edhe ish-presidenti i Republikës Bamir Topi.

Nuk dihet se si do të luajë partia e Çamëve të Shpetim Idrizit dhe partia e Agron Dukës, ajo e Dashamir Shehit e disa të tjerë sepse ka kohë deri në finalizimin e koalicioneve, por ajo që duket është se Basha po lëviz pas arrestimit të Berishës.

Gjasat janë që Sali Berishës do ti heqin mandatin e deputetit me lojën e rregullores së parlamentit, qw kur nuk paraqitesh 6 muaj në parlament, automatikisht e humb mandatin. Paralel me këtë gjykata antikorrupsion deri vitin tjetër do ta ketë dënuar Berishën në masën me të vogël të dënimit, që mund të jetë të mos ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike shtetrore, ku deputeti është një detyrë e tillë kushtetuese. Pra nuk e lejojne te jete ne listen e kandidateve per deputetë.

Mund t'ju interesojë

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

Para 23 orësh
Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

11 Nëntor 2026, 17:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Për të qenë realist koalicioni i Berishës mbledhë diku të 500 mijë vota, ndersa Basha rrotull 100 mijë, por të ndarë si opozitë, përballë një Edi Rame që nga 800 mijë vota mund ti cojë në 900 apo 1 milionë vota, kjo opozite nuk vjen dot ne pushtet.

Pra rrumpallhanja dhe ndasia në PD mban në pushtet Edi Ramën.

Etiketat e lidhura

bashaDaniel MuçakuNgjelaTopi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 40 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 43 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.