Basha-Kryemadhi: Sot të bashkohemi me studentët para kryeministrisë!

Këshilli Studentor u ka bërë thirrje partive politike dhe çdo qytetari i cili mbështet kërkesat e studentëve, që nesër  (e hënë,17 dhjetor) në ora 10.00 të mblidhen para zyrës së kryeministrit në Bulevardin kryesor. Qëllimi mbetet të detyrojnë kryeministrin që të firmosë dhe zbatojë 8 kërkesat e studentëve.

Protesta studentore ka shkuar në ditën e 12-të, një qendresë heroike dhe e vendosur derisa Edi Rama ti zbatojë kërkesat e studentëve. Kryeministri i ka pranuar nga halli, porse nuk pranon me kryeneçësi ti zbatojë pa shkuar studentët te zyra e tij e ti kërkojnë dorën, por kjo është fyese për moralin dhe kulturën e studentëve. Studentët kanë frikë, e me të drejtë, se ai miraton formalisht dhe më pas i ndryshon, ndaj duan që ai ti kalojë me votim në parlament.

Kryeministri po punon për ta përçarë protestën me anë të “kolonave të pesta” nëpër disa fakultete, kurse shumica dërmuese e studentëve thonë se nuk ka asnjë takim me kryeministrin pa firmosur 8 kërkesat. Me pas takohemi e bëjmë foto, po të duash!-shkruajnë me humor studentët për Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë u bënë shumë ditë që studentët, në mot dimri ku temperaturat shkojnë nën zero, që po protestojnë dhe kryeministri vetëm i përqesh në facebook duke u tallur me tekstet që poston “Kur do të takohemi?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj sot opozita, qytetarë të shoqërisë civile, prindërit e studentëve dhe komunitete qytetare të prekura nga kjo qeveri, do të jenë në ora 10.00 me studentët te kryeministria.

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha kanë lëshuar thirrjen: O sot, o kurrë te studentët dhe për studentët!

Nuk lejohet asnjë flamur apo parullë partiake, por vetëm flamuri kombëtar dhe parulla në mbështetje të studentëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?