Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

 Basha nuk ikën edhe nëse humbet zgjedhjet

Editorial E mërkurë, 4 Gusht 2021 06:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur dje për të diskutuar mbi statutin e ri partisë që do miratohet në 28 prill, në Kuvendin Kombëtar. Dokumenti që përcakton rregullat e lojës brenda partisë ka ngjallur debate për jo pak pika. Ndryshimi kryesor që bie në sy është ai për mandatin e kreut të partisë. Ndryshe nga praktika e mëparshme e PD është hequr pika që sanksionon se kryetari jep dorëheqjen në rast se humb zgjedhjet. Bashkë me këtë pikë është hequr dhe rregulli që i ndalonte kryetarit humbës rikandidimin. E vetmja hapësirë që parashikon largimin e kryetarit është ajo e shkarkimit të tij kur e kërkon gjysma e Këshillit Kombëtar të PD që përbëhet nga 250 anëtarë. Në fakt nuk është pak 50 plus një përqind e Këshillit Kombëtar, për të qenë realist.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Dokumenti i PD nuk parashikon ngrirjen e funksioneve të kreut të partisë në rast të humbjes së zgjedhjeve, derisa të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri. Të gjitha këto ndryshime janë të rëndësishme dhe kanë vlerë të veçantë në zhvillimet e PD-së. Lulzim Basha ka pesë vjet që në krye të Partisë Demokratike dhe kur mori drejtimin e partisë, Basha deklaroi se në statutin e PD-së do të sanksionohej se kryetari që humbet zgjedhjet elektorale do të largohej nga drejtimi i partisë. Në qershor të vitit 2017, pas humbjes përballë Partisë Socialiste Lulzim Basha nuk e zbatoi këtë rregull të vendosur. Kritikët e Bashës, dje dhe sot, thonë se një kryetar që i firoi partisë 250 mijë vota duke sjellë katastrofë elektorale pas marrëveshjes pazar me Edi Ramën nuk mund të jetë më në drejtimin e saj. Si argument ligjor për largimin e Bashës, kritikët sillnin pikërisht pikën e statutit që Basha e solli si risi, pra largimin e kryetarit kur humbet zgjedhjet. Me heqjen e këtij rregulli nga statuti i PD kryetari jo vetëm nuk ikën, sido që të dalin zgjedhjet, por as nuk ka më mekanizëm të besueshëm për t’i bërë presion dhe kërkuar llogari.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Mbështetësit e Bashës thonë se në situatën aktuale me një qeveri që i ka blerë të gjitha, lënia e hapësirave për ndryshim të liderit të opozitës mund të sillte probleme në PD. Nga ana tjetër, mbështetësit e Bashës thonë se nëse sanksionohet se kryetari jep dorëheqjen kur humbet, kritikët e tij në PD do të punonin gjithë kohës për humbjen e zgjedhjeve, me qëllim zëvendësimin e kryetarit. Argumente të tilla sigurisht që kanë njëfarë rëndësie, por me këtë logjikë PD rrezikon që të dëmtohet më shumë. Një projekt i tillë, nëse miratohet, i hap rrugën kryetarëve të “përjetshëm” që nuk shqetësohen për humbjen e radhës.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Rama është kritikuar me të drejtë si njeriu që mori një PS problematike, por moderne dhe e ktheu në një parti bunker duke larguar gjithë zërat ndryshe. Vetë Basha dhe PD kanë akuzuar Ramën për garën fallso me Maqo Lakrorin dhe përjashtimin e emrave historikë nga zgjedhjet për kryetar. Sot PD po shkon drejt kësaj mënyrë drejtimi të gabuar, ndërkohë që ishte rasti të bënte diferencën me PS dhe Ramën. Madje dhe Rama ende e ka formalisht në statut ikjen nëse humbet zgjedhjet, pavarësisht se asnjëherë nuk e zbatoi.

Me sa duket pas kësaj kundërshtarët e Lulzim Bashës po shkojnë drejt krijimit të një partie te re demokratike dhe kjo mund të sjellë rrjedhje votash nga PD.

Q.Xh.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 13 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 16 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 19 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.