Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Nuk ka më protesta paqësore si dje. Më 8 qershor populli vepron!

Editorial
E diel, 26 Shtator 2021 11:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita zhvilloi dje protestën e shtatë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pjesëmarrja në protestë ishte më e madhja se të gjithë tubimet e opozitës të zhvilluara në 28 vite. Gjithë qendra e Tiranës, nga sheshi “Skënderbej” dhe deri në sheshin “Nënë Tereza” ishte mbushur me dhjetëra mijëra qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë.

Mesazhi kryesor i protestës ishte pikërisht pjesëmarrja masive. Pas 4 muaj protestash, pas një krizë të stërzgjatur politike dhe me gjithë mjetet që po përdor qeveria për të mposhtur politikisht dhe fizikisht opozitën, fakti është se protestat sa vijnë dhe shtohen. Pamjet e pjesëmarrjes masive dje në tubimin e opozitës, janë prova më e mirë se pavarësisht asaj çfarë deklaron Rama, qytetarët janë me opozitën në shesh dhe jo me qeverinë në fushatën e zgjedhjeve vendore. Rritja e qytetarëve që i bashkohen thirrjes së Frontit Opozitar rrëzon çdo parashikim dhe sondazh që kanë dhe ndërkombëtarët për atë që po ndodh në Shqipëri. Në shesh nuk janë vetëm mbështetësit e partive të opozitës, por qytetarë të revoltuar që kërkojnë zgjidhje politike për krizën më të rëndë që ka kapur vendin. Protesta e jashtëzakonshme me mesazhe të rinjve të FRPD dhe LR, me nota paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kthye në një konfrontim të ashpër në momentin që protestuesit u drejtuan te Parlamenti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një grup protestuesish tentoi të hynte në godinën që për opozitën cilësohet si godina e turpit dhe institucioni që ka humbur çdo vlerë. Rezistencës së policisë, protestuesit ju përgjigjëm me fishekzjarre dhe me tymuese. Përplasjet kanë vazhduar përgjatë dy orësh duke sjellë tensione dhe situatë lufte. Policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Të dhënat paraprake, deri në orët e para të mëngjesit flasin për të lënduar nga të dy kampet. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se janë 7 policë të plagosur nga ana e protestuesve. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës deklaruan se janë më dhjetëra protestues të plagosur. Një protestues paraqitet në gjendje më të rëndë të të tjerët. Sipas përfaqësuesve të opozitës, i riu është plagosur me armë zjarri nga ana e policisë. Në mesnatë, Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat bënte me dije se personi i plagosur në këmbë, nuk është qëlluar me armë, por “është dëmtuar nga fishekzjarrët”. Për shkak të shoqërimeve të policisë, gazit lotsjellës dhe rrëmujës së krijuar para Parlamentit, nuk ka një numër të saktë të personave të plagosur dhe mjeteve me të cilat janë plagosur. Ditën e sotme, opozita pritet të japë detaje lidhur me incidentet e ndodhura mbrëmë. Përplasja e zhvilluar dje para Parlamentit ka e ka kthyer qendrën e Tiranës në një shesh lufte. Janë pamje që asnjë shqiptar nuk do të donte t’i shihte, por që duken të pashmangshme për sa kohë që kreu i qeverisë dhe politika nuk pranojnë zgjidhje normale të situatës. Ajo që ndodhi dje nuk erdhi rastësisht. Opozita ka kërkuar prej 4 muajsh që zhvillimet në vend të ishin ndryshe dhe që Shqipëria të ishte një shtet normal. Kryeministri, si politikani kryesor përgjegjës për këtë situatë, në vend të krijonte kushtet e një zgjidhje normale politike, ka preferuar t’i hedhë edhe më shumë benzinë zjarrit. Vendimi për të hyrë në zgjedhje pa opozitën, dhuna ndaj protestuesve, si dhe fjalimet e padenja për një kryeministër të gjithë shqiptarëve, e kanë çuar situatën në pikën që përplasja është e pashmangshme. Fatkeqësisht ajo që pamë dje është vetëm fillimi. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bëri mbrëmë, në mbyllje të protestës, një paralajmërim personal për Edi Ramën. “Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit ku unë i drejtohem me arsye kupolës socialiste, koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju”,- deklaroi Lulzim Basha. Ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në deklaratën pas protestës u shpreh se “në protestën e ardhshme i japim fund krizës”. Protesta e radhës e opozitës është vetëm pas pak ditësh, të shtunën më 8 qershor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mesazhi i drejtuesve të opozitës është i qartë. Koha e politikës duket se ka mbaruar. Tashmë po shkojmë në konfliktit të hapur./Qamil Xhani/

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 3 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 4 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 12 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 14 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.