Blendi Fevziu: Zoti Rama, po fut popullin në luftë, ndaj shtyji zgjedhjet!

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut është vënë përballë pyetjeve-akuzë të drejtuesit të emisionit Fevziu dhe gazetarëve: Andi Bejtja, Andi Tela, Mentor Kikia dhe Mirela Milorit në lidhje me mosshtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryeministri Rama tha se nuk pranon të shtyjë zgjedhjet, ndonëse në vitin 2006 ishte pikërisht Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS-së dhe kryebashkiakut, që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Fevziu i nxori nga arkiva se ç’kishte thënë, si dhe pohimin e ish-kryeministrit Berisha që pranoi shtyrjen e zgjedhjeve, të cilat u shtynë realisht.

Blendi Fevziu insistoi kundrejt kryeministrit Rama se ai do ta çojë popullin në luftë me datë 30 qershor. Ndaj duhet të gjeni mënyrë për ta shpëtuar vendin nga përplasja civile.

Por përgjigja e kryeministrit ishte se nuk pranon t’i shtyjë zgjedhjet.

SHKARKO APP