Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Buzhala: Pse Rama i urren Lubonjën dhe Bushatin?

Editorial
E shtunë, 18 Shtator 2021 10:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Berat Buzhala

Të premten e kaluar Edi Rama e bëri selektimin final të gazetarëve. Kjo listë ka rrezik që nuk do të përtërihet deri pas zgjedhjeve të ardhshme.

Mbrëmja e të premtes është e varfër në televizionet e Kosovës, që të mos them edhe e shtuna dhe e diela, prandaj rëndom, kur jam në shtëpi, kur nuk bëj asgjë, i vizitoj televizionet e Shqipërisë. Aty, të premteve, mund ta takosh Iva Alikon, Linda Morinën, por edhe Edi Ramën. Po flas për emisionin “Zonë e Lirë”, me autor Arian Çanin. Aty para një jave ishte Linda (jo bashkëshortja e Edit), mbrëmë ishte Edi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Parimisht Linda dhe Edi nuk mund të krahasohen. Të dy janë artistë, por Linda është pakrahasimisht më e dobët, ndonëse më e ndershme dhe më e pazarar. Ajo aktrimin e ushtron me forca vetjake, derisa kryeministri i Shqipërisë me taksa të shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dallimi tjetër në mes këtyre dyve është që kur shfaqen në studio televizive gazetarët abuzojnë me Lindën, kurse Edi abuzon me gazetarët. Kjo për faktin se Linda nuk i njeh pronarët e gazetarëve, ndërsa Edi po.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Gazetarët janë kafshë interesante. Kur e kanë para vetes llojin e Lindës, ose Iva Alikos, është fantastike t’i shikosh se si ndihen të pacensurë dhe me liri të plotë të shprehjes, duket se po përjetojnë orgazëm. Janë në gjendje t’ua bëjnë të gjitha pyetjet që u bien ndërmend. Mënyra se si gazetarët i marrin në pyetje ato, ose ndonjëherë edhe ata, se si i intervistojnë, se si i bëjnë “horë” para botës, është një perversitet i llojit të vet. Të kënaqesh kur ia ekspozon botës një person me aftësi të kufizuara, do të duhej të cilësohej si një “krim federal”.

Në anën tjetër, kur në po të njëjtën studio, kur në po të njëjtën karrige ul menderet kryeministri i shtetit, prapë ne vazhdojmë të kemi një abuzues dhe një të abuzuar, përveçse këtë herë i abuzuari është gazetari. Tash e kemi raportin e përmbysur. Gazetari më duket si Linda Morina, ose Iva Aliko, kurse kryeministri është perversi. Është ky i fundit që gëzon liri të plotë të shprehjes, që është i sigurt që askush nuk do t’i thotë që duhet të lirosh studion sepse iku koha që e kisha rezervuar për ty. Mund të jetë e kundërta, që Rama ta thërrasë pronarin dhe t’i thotë mbylle këtë emision sepse mjaft ishte për sonte.

Të premten, pra, kur po e ndiqja kryeministrin Rama derisa po e bënte selektimin final dhe suprem se kush ishte Kadri dhe kush nuk ishte Kadri, isha i nderuar që në Top Listën e Ramës të gjendesha në anën e Kadrive.

Për lexuesit nga Kosova duhet ta sqaroj se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kategorizuar shqiptarët në kadrinj dhe jokadrinj. Kadriu në librat e Ramës është një person i pagdhendur, malok, i keq, i parruar, i pambajtur, i paveshur, dhe çdo gjë tjetër që e ka një “pa” përpara. Pse Rama e ka zgjedhur për protagonist Kadriun, e jo ta zëmë Stefanin, a Dhimitrin, kjo është një mesele në vetvete. Kadri është një emër mysliman, që gjendet kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë, e posaçërisht edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë është edhe një Kadri mjaft i njohur – kryetar i Kuvendit. Madje, protagonisti fillestar i Ramës quhej saktësisht Kadri Veseli, ashtu sikur edhe quhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Për Ramën, Kadriu, Hasani, Muhameti, Ibishi dhe të tjerët që i kanë emrat e vjetër myslimanë stereotipizohen si anakronik. (Këtë më mirë se unë e ka sqaruar në një shkrim të tij të mëhershëm gazetari Ermal Mulosmani (https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217562208758244&id=1568255218.) )

Të kthehemi tash te lista që Cani e kishte përgatitur për Ramën. Le ta quajmë këtë edhe si Lista e Qytetërimeve. Kadrinjtë janë barbarët, ose plebenjtë, kurse jokadrinjtë janë qytetarët, ose patricët. Ironikisht këtë ndarje Rama është kujdesur ta bëjë edhe në mënyrë praktike gjeografike, përmes oligarkëve të tij. Kadrinjtë, në kokën e Ramës, fillojnë aty ku e ka vënë traun Shefqet Kastrati. Kadrinjtë, për t’u futur në qytetërim i paguajnë oligarkut të Ramës nga 5 euro. Me shumë dëshirë Rama do ta bënte këtë 50 ose 500 euro. Ose edhe me më shumë dëshirë do ta bënte që të mos blihej fare hyrja në civilizim. Ose ke lindur ose nuk ke lindur i qytetëruar. Mirëpo, djallëzia prapa kësaj ndarjeje që e bën Rama është politike. Të gjitha ata intelektualë, gazetarë, njerëz të pavarur, që janë kundër konceptit të Rilindjes së Ramës, prej këtij të fundit diskualifikohen në mënyrë pezhorative me cilësorë të ndryshëm. Ata fillimisht quheshin kazanë, kurse tash Rrotë Kadri, ose thjesht Kadri.

Emërues i përbashkët i jokadrinjve, ose atyre që Rama i konsideronte patricë, ishte të gjithë ata që punonin në Top Channel, si Blushi, Eni etj., në të dy Klanet, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, si Fevziu, Haxhiu (madje edhe Shkullaku e kaloi testin) dhe Vizion Plus, si Balla. Këta ishin esnafët e gazetarisë shqiptare, ishin fisnikët që i japin vlerë të shtuar këtij profesioni, këta që punojnë në studio të mëdha dhe të bukura dhe që i kanë pronarë miqtë e Ramës. Kurse kadrinjtë ishin njerëzit e portaleve, ata që punojnë skutave dhe birave, që nuk e di njeri ku i kanë zyrat, që nuk financohen nga bizneset e ndërtimeve e as nga tenderët e asfaltimit të rrugëve. Këta mundësisht duhet të jenë veriorë, mundësisht të lidhur me Berishën, mundësisht me emra të vjetër, me emra të cilët mund të rimosh dhe tallesh me ta. Prandaj Rama bënte ç’bënte dhe përpiqej që Artur Zhejin ta vendoste në anën e kadrinjve, sikurse edhe Andi Bejten.

Në këtë shoqërinë e shtresës së muzhikëve, Rama dukej qartazi që më së shumti ishte i mllefosur me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. Këta të dy, sipas logjikës së Ramës, do të duhej të zinin vend në pjesën gjeografike poshtë traut të Shefqet Kastratit. Lubonja dhe Bushati, edhe nisur nga emrat, edhe nga mbiemrat, e edhe nga ajo çfarë përfaqësojnë, sipas logjikës së Ramës do të duhej të ishin te aristokracia e gazetarisë. Këta të dy ia prishin Ramës matematikën. E kaluara e tyre nuk është berishiste. Ata kanë bërë më shumë sesa Rama për ta larguar Berishën nga pushteti dhe nuk mund t’i etiketojë si militantë të verbër të PD-së. E çka është edhe më e rëndë, për Ramën, nuk janë veriorë. Kjo shkon kundër rregullave dhe stereotipizimeve të tij. Ata Rama do të kishte dëshirë t’i rreshtonte në një vijë me aristokratët e Topit, Klanit dhe Vizionit, që të mbetej ballë për ballë me Cim Pekën, Fahri Kadri Balliun, ose Balli Kadri Fahriun, ose Kadri Fahri Balliun. Prandaj Rama u tërbua kur i dolën në ekran fotografitë e Lubonjës dhe Bushatit. Këta të dy kryeministri i Shqipërisë i konsideron tradhtarë dhe dezertorë në betejën e tij kundër prapambeturisë.

Janë delja e tij e zezë.

Kurse unë, në mënyrë meritore gjendesha te kampi i kadrinjve. Mjaftonte që Kosova e kishte një përfaqësues në “business class”, Batonin, që është me prejardhje nga gjentilët e Drenicës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 6 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 15 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 36 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.