Çfarë ndodh këtë javë në politikë. Gati “Waterloo”-ja Rama-Meta
Java nisi sot, porse agjenda duket e paralajmëruar. Përveç lojës së përditshme me “dekriminalizimin”, lojë në thelb, pasi do të jenë vetë disa deputetë të inkriminuar të cilët do të “votojnë” kundër vetes së tyre(!) java do të ketë si kryesore se çfarë sistemi elektoral po përgatit Edi Rama. Këtu është gjithë konflikti mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, pasi Lulzim Basha e ka siguruar, me sa duket, edhe një mandat tjetër në opozitë pas vitit 2017, sepse nuk po luan fort si opozitë. Dueli është mes PS dhe LSI. Nëse Rama luan deri në fund për sistemin “Prim”, pra se cila parti politike del e para në zgjedhje, ndonëse nuk i ka numrat për të bërë qeverinë ajo fiton diku tek 20 mandate deputetësh plus nga sistemi, duke e krijuar e vetme qeverinë, atëherë do kemi zhvillime drastike. Praktikisht me këtë sistem dalin jashtë loje të gjitha partitë e tjera politike, përjashtuar PS e PD. Këtu është konflikti e këtu do të bëhet beteja mes Ramës e Metës, edhe këtë javë. Këtu është “Vaterloja”.
Në pikë Meta nuk fal sepse praktikisht del jashtë loje qeverisëse, ndaj përballja do të jetë e egër dhe vendimtare: ose do të rrëzojnë Edi Ramën si kryeministër para miratimit në parlament dhe do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme prej Ilir Metës e iniciuar nga PS ose nëse gjendet ndonjë zgjidhje pa cenuar sistemin në thelb mund të shkohet vetëm në ndryshim ministrash, por pa prekur kryeministrin.
Nga ana tjetër në PD Lulzim Basha nuk ndjehet fort i sigurtë në pazarin që ka bërë me Ramën për sistemin zgjedhor “PRIM” sepse po forcohet shumë Jozefina Topalli, e cila po luan fort kartën e protestave e rrëzimit të Ramës duke shkuar në zgjedhje të parakohshme si në Rumani. Këtë skenar e ka ideuar de facto Sali Berisha për rrëzimin si në Rumani.
Nga ana tjetër Edi Rama ndjehet stoik në qëndrimet e tij dhe po ecën drejt rrugës pa kthim që ai ka në kokë; nuk tërhiqet sepse edhe në PS e karikojnë se më mirë një sistem Prim e qeverisim pa Ilir Metën. Por të qeverisësh pa Ilir Metën, sipas PS, do të thotë të shkosh në zgjedhje me këtë sistem të miratuar. Por nuk do të ndodhë, sepse Meta-Idrizi-Basha-Berisha-Dule, etj do ta rrëzojnë në Kuvend Edi Ramën duke bërë Mocion Mosbesimi me 71 vota. PDIU do të marrë dy ministra, kurse Ben Blushi bëhet kryeministër i qeverisë teknike sa për t’i çuar në votime.
Kjo skemë nëse Edi Rama shkon drejt greminës “PRIM”, por nëse e merr kthesën si “basketbollist” atëhere shpëton dhe rri edhe një mandat tjetër.
Pak histori për betejën e Vaterlo
Beteja e Waterloo u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive te koalicionit te shtate i cili përbehej nga Anglia,Austria, Rusia, Prusia,Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete Gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te fumbjen perfundimtare. Për faktin se merrnin pjese shume shtete dhe per faktin se ishte nje beteje shume e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja me gjakderdhse e shekullit XIX, beteja zgjati afërsisht 7-8 ore ne te cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtare.
Zhvillimi i Betejes (Edhe Napoloni donte "sistem prim"!)
Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate ne orët e pare te mëngjesit, duke i bombarduar ne artiljerin, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpare se tu zhvillonte beteja kishte rene shi ai nuk mundi te lëvizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan ne fushat dhe ne fermat te një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duca i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do te fitonte edhe pse nuk kishte ne ndihme Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marre urdhrin te mbronte qytetin e Parisit nga një sulm te mundshëm. Nga sulmet e pare dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve te cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathte. Strategjia e Napoleonit ishte qe tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare ne fillim pastaj ta ndështë ne menyre individuale.
Ne fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy qe te zbulonte armatën Blucher dhe te mos lejonte qe te bashkohej me anglezet sepse te bashkuar te dy ushtritë do ishin te pamposhtura. Ne orët e para te mbasdites ushtria franceze u detyrua te dyluftonte me kolonat prusiane te cilat po i afroheshin nga ana e djathte në këtë mënyre ato harxhuan municionet te cilat duhej te përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i aramtes franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar. Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohe me parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta te bëra nga Napoleoni ate dite ishin te shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë ne fije te perit sepse nuk asedhenje ushtri po jepte shenja fitoreje, te dy ushtritë kundërshtare luftuan me se miri, por rezultati i shkoi ushtrise aleate te cilës ju dedhen shtate koalizione për te mundur perandorin francez.
Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht. Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua në mërgim ne ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq me 5 maj 1821.