Çmenduria e mazhorancës për t’i vënë flakën vendit: “Në zgjedhje pa opozitën!”

Sonte kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e asamblesë së PS-së të Tiranës se “në zgjedhjet vendore do të shkojmë pa opozitën”. Kjo deklaratë jo vetëm ndez përplasjen mes tij dhe opozitës, por realisht i vë flakën vendit. Protestuesit po kërkojnë një qeveri tranzitore që të çojë Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme, e ku Edi Rama të mos jetë kryeministër i kësaj qeverie të gjithëpranuar. Thjesht opozita thotë se të provojmë forcat, duke qenë në pozita të barabarta konkuruese e jo si zgjedhjet e qershorit 2017, ku bandat blenë votat, aqsa duhej për të siguruar mazhorancën. E thanë “Zëri Amerikës”, RAIUNO, e thanë OSBE në raportin e saj, por e nxori në dritë blerjen sidomos dosja 339 ku janë implikuar deputetë, ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish e natyrisht që pas tyre është kryeministri.

Ajo çka tha këtë të hënë në darkë kryeministri se do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën mbetet një vendim diktatori. Opozita jo vetëm që do ta rrëzojë qeverinë Rama pa shkuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por edhe nëse ndodh që e kap datën 30 qershor si kryeministër (nuk ka asnjë gjasë të jetë) krej populli opozitar do të hyjë në qendrat e votimit duke ia djegur kutitë. Nuk do ketë kuti votimi të pa djegur dhe hedhur në Lanë, kështu që duhet të gjendet udha e arësyes nga PS për të shpëtuar vendin dhe ruajtur demokracinë.

Kjo që tha Rama e çon vendin, fatkeqsisht, në përplasje civile. Asnjë nuk e dëshiron, ndaj duhet që pikësëpari kryeministri të jap dorëheqjen dhe me pas të konkurojë për zgjedhje.

 

SHKARKO APP