KLGJ zvarrit vendimin për Dvoranin tamam si në filmin serial për trafikantin e drogës “El Chapo” Guzman
Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte sot seancën për Ardian Dvoranin. Drejtuesit e këtij institucioni u shprehën se do të kërkojnë mendimin e institucioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi lidhur me mandatin e anëtarit të Gjykatës Lartë (Ardian Dvoranit), të cilit i ka mbaruar mandatin që në vitin 2014 e ndërkohë vazhdon prapë detyrën. Një kërkesë e panevojshme pasi Kushtetuta nuk lë hapësirë për intërpretime për këtë rast.
Pra në vend që ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese Shqiptare e cila ka numrin e nevojshëm për interpretim, shumica e KLGJ-së vendosi ti drejtohen disa institucionëve private të huaja që marrin paratë e taksapaguesve europianë dhe shqiptarë.
Në mbledhjen e KLGJ nuk kanë munguar debatet. Një pjesë e anëtarëve të KLGJ deklaruan se “Dvorani po ushtron një detyrë dhe shërbim të pakërkuar”.
Por shumica, 7 me 4, kërkuan mendimin nga Euralius dhe OPTAD për interpretimin e çështjes në parim dhe jo për rastin Dvorani. KLGJ vendosi gjithashtu që t’i ofrojë një mundësi të dytë Dvoranit për të rishikuar qëndrimin e tij joligjor duke e njohur me të gjithë faktet dhe të dhënat shkresore
Një pjesë e anëtarëve deklaruan se Dvorani nuk ka lexuar raportin e komisionit të karrierës dhe nuk ka njohuri mbi korrespondencën shkresore KLGJ-Presidencë. Ata deklaruan se pretendimet e Dvoranit janë të paargumentuara ligjërisht.
Ndërkohë një pjesë e anëtarëve ishin dukshëm në mbrojtje te Dvoranit dhe votuan për të zvarritur edhe më tepër mandatin e tij.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami tha se shpjegimet e Dvoranit për mandatin janë marrë nga ky institucion. Ndërkohë, Erjon Muharremi tha se për çështjen në fjalë, kërkohet mendim dhe nga partnerët e huaj.
Disa ditë më parë Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër këtij institucioni dhe KLGJ-së për të vendosur se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL, ndaj as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 (vakancat minimale në GJL janë plotësuar).
Votimi në KLGJ për tu kërkuar ndërkombëtarëve leximin e Kushtetutës për Dvoranin:
Maksim Qoku – Pro
Brunilda Kadi– Kundër, sepse do kërkojmë mendimin e partnerëve. E kam të qartë Kushtetutën, por mesa duket mes nesh ka që nuk dinë ta lexojnë.
Dritan Hallunaj- Pro
Ilir Toska – Pro
Alban Toro -Kundër
Fatmira Luli – Kundër
Marcela Shehu – Kundër
Erjon Muharremaj – Pro
Brikena Ukperaj – Pro
Mehdi Bici – Pro
Nureda Llagami – Pro
Pra KLGJ si institucion kushtetues e zvarriti vendimin nga ndërhyrjet politike, duke mos iu referuar kushtetutës, por ndërkombëtarëve, tamam si në filmin serial për trafikantin e drogës “El Chapo” Guzman