Deputetët firmëtarë Artur Roshi dhe Besnik Troplini tërheqin firmat nga kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës
Loja e PS për të përdorur deputetët e opozitës parlamentare që ti plotësojnë interesat Edi Ramës për ndryshimin e Kushtetutës në heqjen e nenit kushtetues për Koalicionet Parazgjedhore, sot paradite ka pësuar goditje nga dy deputetët e parë që kishin firmosur pardje.
Artur Roshi dhe Besnik Troplini kanë deklaruar sot se tërheqin firma t e tyre, pasi nuk mund të ndërhyhet në Kushtetutë.
Po kështu mësohet se edhe ballisti legjendar Adriatik Alimalli, ndonëse nuk ka firmosur, por si deputet nuk e voton ndryshimin e Kushtetutës për interesa momentale partiake.
Gjithashtu deri dje kanë deklaruar votën pro Marrëveshjes së firmosur me mbështetjen e ambasadës amerikane: Deputetët Lefter Maliqi, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani.
Nga burime që nuk duan të indentifikohen për momentin do të tërheqin firmat e tyre në seancën parlamentare edhe 14 deputetë të listës së firmosur.
Po kështu numri i deputetëve opozitar që do të votojnë Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, të cilën Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e deklaroi se duhet votuar, do të jenë përveç deputetëve Lefter Maliqi, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani, edhe 11 deputetë të tjerë.
Loja e Taulant Ballës me listën e deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët përherë kanë votuar PS-në, dështoi pasi ndërhyrja amerikane ishte e formës së prerë. Si dikur ambasadori Lu kur tha cili deputet nuk voton Reformën në Drejtësi do ti ndalohet hyrja në SHBA për gjithë jetën atij deputeti që nuk voton si dhe familjes së tij, edhe sot amerikanët do jenë të prerë në vendimin për çdo deputet që nuk e voton Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.