Djallëzia greke, varreza greke në Shqipëri si kufi i Vorio Epirit
Marrëveshja e prishme mes ministrit Bushati dhe ministrit grek të jashtëm Kotzias për detin si dhe varrezat greke në Shqipëri ka sjellë shumë debate në politikën e publikun shqiptar. Në Greqi janë të kënaqur, bile të lumtur, se nga marrëveshja marrin 12 milje det nga deti shqiptar, marrin edhe të drejtën siç thotë deputeti grek Mihaili Arvanitis, që pasi të vendosin varrezat dhe lapidarët grekë në tokën shqiptare, të kërkojnë edhe rivendikime tokësore për Vorio Epirin. Djallëzia greke duket se është e nivelit të lartë, sepse pas një vote greke që kërkon kryeministri Rama për në BE, do krijohet problemi për kërkesat shoviniste greke, pasi do ti referohen marrëveshjes Kotzias-Bushati se vija e vendosjes së ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke t’ju sherbejë atyre si kufi de facto për Vorio Epirin.
Kësaj duhet ti ruhet shumë qeveria shqiptare, pasi përherë kur qesh greku, qan shqiptari.
Lufta italo-greke, e cila u zhvillua në territorin shqiptar (tetor 1940 -prill 1941) ndodhi jo për fajin e Shqipërisë, sepse vendi ynë ishte nën pushtimin italian. Luftimet u kryen kryesisht në zonën e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Skraparit, Ersekës, Korçës, Bilishtit, Gramshit dhe Pogradecit. Ajo çka rezulton nga studimet e bëra deri tani del se gjatë gjithë periudhës së luftimeve (tetor 1940 – prill 1941) dhe në të gjithë frontet, ushtria greke pati rreth 13.408 të vrarë. Afërsisht të njëjtat humbje kishte edhe ushtria italiane, konkretisht rreth 12.755 të vrarë dhe 25.067 të humbur.
Por të vrarët italianë dhe grekë nuk dihet saktësisht se ku janë varrosur, mundet që të jenë edhe në varreza të përbashkëta, ndaj kudo të kërkosh do gjesh varre, të cilat mund të jenë italianë, por merren si grekë. Sepse shumë syresh janë pa medalionë.
Gjithsesi insistimi grek, sidomos tani që na duhet vota greke në BE, por që do na mungojë ajo hollandeze e jo vetëm ajo, pra ky turravrap grek para majit 2018 kur do jetë Samiti i BE në Bullgari, tregon se diçka fshehin Athina zyrtare.
Grekët po marrin detin me firmë tradhtare të qeverisë Rama si dhe po na përcaktojnë kufirin e Verio Epirit në tokën shqiptare, siç e thotë edhe deputeti Mihail Arvanitis, kjo do jetë me pasoja për brezat e rinjë të Shqipërisë. Tama siç shiti Shën Naumin ish-mbreti Zot e tani nuk e merr më tokën shqiptare.
Gjatë një raportimi të ministrit të Jashtëm grek Kotzias për kufirin detar në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes, dy deputetë ishin veçanërisht të interesuar për kushtet ndaj Shqipërisë.
Ata janë deputeti i Agimit të Artë, Mihali Arvanitis dhe ai i Demokracisë së Re, Stefanos Gjikas. Mbiemrat e tyre gjejnë kuptim në fushën e onomastikës historike. Arvanitis, një nga figurat qendrore të Partisë Agimi i Artë ka qenë radikal sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, duke shprehur kundërshtinë e tij për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Greqia, shkruan Dita. Më i moderuar, por gjithsesi me kushtin që Shqipëria të mos pranohet në Bashkimin Evropian nëse nuk firmos marrëveshjen me kufirin detar me Greqinë ishte deputeti i Demokracisë së Re, Gjikas.
Ministri Kotzias kërkoi që ato të ezaurohen në një seancë tjetër me dyer të mbyllura. Më poshtë pyetjet e dy deputetëve drejtuar ministrit të Jashtëm:
Mihali Arvanitis:
“I nderuar zoti ministër do të më gjeni kundër konstatimit tuaj se me kënaqësi do të bënit një marrëveshje me shqiptarët dhe do të njihnit Kosovën në rast se shqiptarët do të njhnin kufijtë tanë detarë… Jam kundër zoti ministër, pasi ne nuk mund të hapim një çështje të tillë, ne nuk e kemi njohur ligshmërinë e atij shteti. Marrëdhëniet tona me serbët do të përkeqësoheshin në rast se njohim Kosovën dhe ajo që do të kërkoni si këmbim është shumë e pabarabartë. Unë do t’ju thosha të kërkonit pavarësinë e Vorio Epirit. Shumë mirë që po hapni varret dhe vendosni lapidarë në Shqipëri tamam në pjesën e kufirit ku është Vorio Epiri. Duhet të kujdesemi shumë për marrëdhëniet tona me Serbinë, i vetmi vend ballkanik që është miqësor ndaj nesh dhe kemi lidhje historike”
Stefanos Gjikas:
“Pyetja ime ka të bëjë me përpjekjet që u bënë nga qeveria e mëparshme lidhur me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë dhe mbyllja e kësaj marëveshje a do të kushtëzohet me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Unë jam i mendimit që ajo të shoqërohet me këtë kusht”