Doris Pack: Pse nuk flet Romana Vllahutin
Dosja “Habilaj” dhe me pas çështja “Tahiri” janë dy ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën që sipas prokurorisë tregojnë për lidhjet e krimit të organizuar me politikën e niveleve të larta në vend. Kërkesa për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm nga Prokuroria është një zhvillim që tejkaloi debatin në Shqipëri dhe po ndiqet me vëmendje dhe nga ndërkombëtarët. Edhe zyra e BE në Bruksel deklaroi se po e ndjek me vëmendje këtë çështje. Amerikanët po se po, pasi ata kanë nuk falin askërkënd.
Fillimisht ishin mediat italiane ato që plasën skandalin e përgjimeve, ku ish-ministri Tahiri përmendej në aferat e trafikantëve. Më pas, mediat në BE dhe SHBA raportuan për atë çfarë po ndodhte në Shqipëri, ku një ish-ministër shumë i afërt me Kryeministri Edi Rama dyshohej për trafik droge. Natyrisht që do jetë gjykata e cila do jap verdiktin final. Megjithatë SHBA nuk e kaloi në heshtje. Brenda 24 orëve pati dy deklarata nga SHBA. Hoyt Brian Yee, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, i ndodhur me mision në Brograd dhe Prishtinë, deklaroi se drejtësia duhet të ishte e barabartë për këdo. Dhe shtoi se mbështesim prokurorinë. Një ditë më pas, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu përsëriti thuajse të njëjtin qëndrim duke kërkuar që drejtësia të zbatohet njëlloj si për çdo qytetarë tjetër. Pavarësisht se qëndrimet në Tiranë u interpretuan sipas kampeve politike, fakti është që SHBA tregoi se jo vetëm e ndjek me kujdes se çfarë ndodhë në Shqipëri, por edhe di me detaje zhvillimet. Madje për të mos i dhënë asnjë pale politike superioritet në një çështje kaq delikate, mesazhet e SHBA fokusoheshin te drejtësia dhe mbështetja që i jepnin Prokurorisë dhe Gjykatës.
Ndërsa SHBA ka bërë dy apele të rëndësishme për zhvillimet në vend, heshtja e Bashkimit Europian në Tiranë ngjan më shumë sesa e çuditshme. Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç tre ditë më parë deklaroi se Brukseli po e ndjek me shumë rreptësi procesin ndaj ish-ministrit. Për shkak se zëdhënësja e BE nuk ka asnjë detyrë ekzekutive, por vetëm përcjellë mesazhe, komentet e saj ishin vetëm në pak rreshta. BE e ka thënë pak a shumë një qëndrim, por vetëm ambasadorja e BE në Tiranë nuk ka folur për atë që po ndodhur këto ditë në Shqipëri. Kjo heshtje nuk ka shqetësuar vetëm politikën dhe opinionin publik në Tiranë, por edhe vetë politikanë të Bashkimit Europian.
Doris Pack,-ish-parlamentare e parlamentit europian, një politikane e njohur në Shqipëri dhe BE, që tashmë drejton forumin e grave të Partive Popullore Europiane, dje shtronte një pyetje publike për diplomaten e emëruar nga Brukseli në Shqipëri. “Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? – shkruan Pack në Tëitter. – Shqipëria është vend kandidat i BE-së. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”,- shprehet politikania e njohur në BE.
Dhe nuk është se ambasadores së BE i kanë munguar mundësitë për të komunikuar me mediat. Vetëm dje, në një aktivitet të organizuar në Dibër ku ishin të pranishëm dhjetëra ambasadorë të BE, mediat kanë kërkuar me insistim një qëndrim nga diplomatja e Brukselit. E pyetur se çfarë mendonte për çështjen “Tahiri”, Vllahutin tha se: “Këtu jemi vetëm për Dibrën, kur të kthehemi në Tiranë do të flasim për situatën politike”,- ju përgjigj gazetarëve Romana Vlahutin. Pra iua shmang sa herë flitet për mazhorancën dhe kryeministrin Rama.
Shqipëria është vend që shpreson çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Trafiku i drogës dhe lufta ndaj krimit të organizuar është një prej kushteve të forta të Bashkimit Europian. Komenti i ambasadores Vllautin nuk është i rëndësishëm vetëm për shkak të frazave që lidhen me integrimin, por edhe për faktin se në këto vite, kur çështja e kanabizimit të Shqipërisë u bë një problem rajonal, nga zyrtarët e BE në Tiranë nuk ka pasur asnjë qëndrim.
Pse? Çështje simpatie apo interesi për qeverinë?!
Qamil Xhani