Drogë, sherr dhe përmbytje

     

 Nga Nikoll  LESI. Prej një jave mijëra banorë të Vlorës dhe Fierit janë duke luftuar me ujin.Dhe jo vetem te ketyre rretheve. Edhe plot te tjere neper Shqiperi. Të gjendur në qiell të hapur dhe me pasurinë e gjithë jetës së tyre të humbur në pak minuta, zor se do të kenë pasur kohë të ndiqnin seancën e djeshme të Kuvendit. Megjithatë, gjatë gjithë seancës politikanët e majtë dhe të djathtë flisnin gjithmonë në emër të tyre me fjalët “qytetarët e përmbytur na dëgjojnë. Po mendojme per popullin!”. Prej 7 ditësh, ata nuk kanë shtëpi të banueshme dhe jo më televizorë për të ndjekur keta politikane qe kane hyre ne parlament e ky quhet "parlamenti me medioker ne historine e Shqiperise". Pavarësisht kësaj, sherri në Kuvend vazhdoi me orë të gjata. Por nga halli i banorëve në Fier dhe Vlorë, deputetët kaluan në hallet e tyre personale e politike. Seanca e djeshme e Kuvendit u kthye në një arenë replikash dhe akuzash të karakterit personal, kur Arben Ristani i kujtonte ministrit Tahiri moshën e re dhe ky i fundit replikonte se Ristani “është përmbytur me alkool”. Seanca e djeshme duhet të ishte edhe solidaritet i politikës për të gjetur një zgjidhje për situatën e të përmbyturve dhe për të garantuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten.Në vend të kësaj, palët bënë humor dhe batuta, duke akuzuar njëri-tjetrin për mungesë investimesh, kur të dyja kampet janë në një varkë. Bile edhe ne fyerje te egra e jashte etikes parlamentare. Ish-qeveria e djathtë 8 vjeçare ka përgjegjësinë se e la fondin e emergjencave vetëm me 570 dollarë gjendje dhe rezervat e shtetit me 85 kilogramë sheqer. Dhe duhet te na vije zor ne kete pike, te gjitheve. Fondi i rezervave të shtetit, që si rregull është i paprekshëm për asnjë arsye tjetër, në vitin 2013 kur PD-ja u largua nga qeverisja, nuk ka pasur asnjë litër naftë. Keshtu thote te pakten ministri i Brendshem Tahiri. Më keq akoma, sipas të dhënave të publikuara nga deputetët e PS-së, në fondin e rezervave për përmbytje gjendeshin vetëm 6 palë çizme gome! Të dhënat e bëra publike tregojnë sesa jo serioz është shteti që kemi ndërtuar gjatë 25 viteve të fundit. Një vend, zonat e të cilit janë përmbytur rregullisht nga 4 deri në 5 herë në vit është katandisur vetëm me 6 palë çizme dhe ca kilogramë sheqer. Mëkatet e qeverisjes së shkuar, sado të rënda dhe të pafalshme që duken, nuk mbulojnë dot  mungesën e efiçencës së institucioneve të sotme. A ka faj qeverisja e sotme? Pas përmbytjeve qeveria ka reaguar,është vënë në lëvizje dhe ka arritur të shmangë dëme më të mëdha që mund të vinin nga kjo supërpërmbytje. Por ka një detaj që nuk i shton pikë angazhimit të sotëm. Raportet e institucioneve meteorologjike ushtarake dhe civile në vend kanë informuar institucionet zyrtare në qarqe dhe në bashkitë kryesore për rrezikun e përmbytjeve që në fund të muajit dhjetor. Drejtuesit e  prefekturave dhe shërbimeve të emergjencës kanë marrë informacion për përmbytjet para se reshjet të nisin. Por çfarë ka ndodhur, ndërsa në institucionet qeveritare diçka e tillë edhe pritej, strukturat në bazë duket se kanë fjetur gjumë dhe kanë dhënë alarmin atëherë kur askush nuk kishte çfarë të bënte më. Nëse ka një analizë që duhet të nxirret nga përmbytja e fundit është fakti se lart në qeveri kryeministri dhe ministrat mund të bëjnë vërtet maksimumin ( nuk e mohojme), por strukturat në bazë ose janë të paafta, ose thjesht nuk ekzistojnë. Ky është një mësim që duket se do t’i vlejë në radhë të parë vetë kryeministrit, që ndryshe informohet në Tiranë dhe tjetër gjë sheh në terren kur takon dhe përballet vetë me  qytetarët.Ndaj ka nevojë edhe për keshilltarë-popull që ti thonë krejt të vertetën! Me e keqja qe mund ti ndodh nje Kryeministri eshte kur keshilltaret dhe oborrtaret i thone perhere se "populli te do", se " gjithçka ne rregull",etj. Ne kete rast ruhu, thote populli, se ta futen!

Debati politik mbi përmbytjet ka dhënë efekt të kundërt. Në vend që të gjendej zgjidhje, deputetët kanë harxhuar energji për të akuzuar palën kundërshtare dhe për të marrë kapital politik, duke e larguar realisht vëmendjen e opinionit nga ajo çfarë po ndodh më të përmbyturit dhe ndihmën që po u jepet atyre. Jo vetëm kaq, por sherrnaja politike e ka larguar vëmendjen dhe nga ngjarje që s’kanë lidhje me politikën, por me nivelin e krimit në vend. Andej permbyten e gjithe forca e Shtetit eshte derdhur atje e nga ana tjeter krimi gjen shteg e terren dhe ben namim. Ne fatkeqsite natyrore e shtetrore krimi merr force e zgjeron tentakulat.

 Dje dy ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura janë liruar nga detyra, pasi dyshohen për lidhje me majorin Sokol Feka, që humbi jetën duke drejtuar një helikopterë të mbushur me drogë në Spanjë. Zyrtarisht, Ministria e Mbrojtjes tha se dy personat e shkarkuar kanë pasur detyrë monitorimin dhe kontrollin e disiplinës ushtarake në repartin e helikopterëve në Farkë. Pra, janë njerëzit që duhet të kishin monitoruar dhe lëvizjet jashtë shtetit të pilotit Feka e të kishin informacion për veprimtarinë e tij të jashtëligjshme. Ndonëse shkarkimi i tyre është bërë për shpërdorim detyre, nuk hidhet poshtë mundësia që dy ushtarakët të janë të përfshirë dhe vetë në lidhje me narko-trafikun. Prokuroria pritet të nisë një hetim për këtë rast, por nëse dyshimet rezultojnë të vërteta, mund të thuhet se trafiku i drogës është bërë në vend dhe me ushtrinë që është pjesë e NATO-s. Kjo është shumë e rëndë për një shtet që aspiron Europën. Shume e rende dhe kjo kerkon site te çdo ushtaraku, pasi krimi ka penetruar edhe ne shtyllen kurrizore te Shtetit.

Ndërsa kapja e laboratorit të drogës në Xibrakë është cilësuar si një goditje e rëndë ndaj krimit, detajet e fundit po tregojnë se trafiku i drogës nuk po njeh limite. Një sasi prej 51 kilogramësh lënde narkotike heroinë u kap dje në Turqi, e fshehur në një kamion me targa shqiptare që udhëtonte drejt Shqipërisë. Detajet për poseduesit e saj nuk janë ende zyrtare, por duket se Shqipëria është rikthyer në një qendër të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Si për ta vërtetuar këtë fakt, po dje në Angli është kapur një bandë që trafikonte drogë në disa qytete kryesore, 17 prej anëtarëve të saj ishin shqiptarë.  Ngjarjet, duket se nuk kanë lidhje direkte,por ajo që i lidh ato është shpërthimi i çuditshëm i ngjarjeve me trafikantë droge në pak ditë në vende të ndryshme të botës, ku protagonistë janë shqiptarët. Ky  trafik droge ka kapur shume pika , edhe ne Shtet, ndaj duhet nje dore e forte sulmi  me arrestime ne kupolat e krimit. E jo si ne Elbasan, ku informacionet thone, se kupola iku dhe nuk u gjet fija e urdherdrejtuesve te kesaj bande te rrezikshme e cila qarkullon dhjetra milion euro ne muaj. Dhe kupola eshte mu ne ish-Bllok.

Krimi është në politikë. Krimi është në Parlament ndaj e keqja duket se do shumë punë e vullnet politik për ta sfiduar krimin e organizuar. Nuk ka nevojë për sherrnajë mes PS e PD, por bashkërendim të punëve për të ruajtur Shtetin nga kapja e krimit.Nëse krimi kap Shtetin kudo e sidomos në parlament atëhere edhe Edi Rama e Lulzim Basha më kot do të bëjnë heroin se nuk do te kene fuqi as te firmosin nje shkrese kunder tyre. Si ka mundësi që asnjeri nuk del mbi inatin politik apo lojën politike e nuk ulen, te dy, për të gjetur një strategji të përbashkët për të rregulluar Shqipërinë? A duan të mbeten në histori siç edhe thonë, Rama dhe Basha? Atëhere të ikin nga selitë e tyre ku i ndërsejnë militantët dhe oborrtarët që duan sherr dhe të gjejnë pika kontakti , jo për vete, por për ata që janë mes ujit , për ata që duan një jetë me të mirë, për  të sfiduar dhe ndëshkuar krimin. Në të kundërt Shqipëria prapë do ketë një tjetër përmbytje dhe pa rezerva shteti, do të ketë prapë banda të mëdha droge , ndërsa qytetarët pa asnjë shpresë se dikush mendon seriozisht për to.

Krimi pas kaq viteve eshte bere i sofistikuar, ne dukje me "kulture", ka vene edhe kollare te shtrenjta, ka makina te bukura, sillet sikur pervelohet per njerezit ne nevoje dhe ka hyre ne parlament.  Fatkeqsisht krimi, ne disa segmente , drejton edhe politiken.

 

 

 

 

SHKARKO APP