Dylgjeri: Kur nipi lufton me xhajën, fiton tezja Rama

Ylli Dylgjeri ka komentuar situatën në Akademinë e Shkencave, aty ku nuk po dihet se çfarë po bëhet. Me ironi ai shkruan në facebook, se nipi lufton me xhajën dhe fiton tezja Rama. Komenti i tij shkon për Skënder Gjinushin dhe me reagimin e fortë të akademikut, Artan Fuga, i cili thotë se Shqipëria po shkon drejt çmendurisë pasi politika thotë ai, po shkruan shkencën.

Postimi i plotë

Kur nipi lufton me xhajën…fiton tezja Rama!

Unë votova dhe ishte super!
Endri Fuga

*** *** ***

Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën!

Politika po e masakron shkencën!

Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!

Dita e fundit ka ardhur !

Artan Fuga

SHKARKO APP