FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe dy ditë fushatë elektorale

Të premten mbyllet fushata elektorale. Të shtunën pushim, ndërsa të dielën njërëzit shkojnë të hedhin votën. Tre partitë kryesore për pushtet PD, LSI dhe PS janë nën ethet e fundit të votave të pritshme. PS-ja nuk e kap kurrsesi shifrën mbi 59 deputetë. Mbajeni mend këtë shifër dhe mos lexoni apo besoni sondazhet e paguara apo edhe në mos janë të paguara, mbeten të mikluara për ti bërë qejfin Edi Ramës. PD-ja ka rritje ditët e fundit qëkur Lulzim Basha u kthye nga SHBA dhe duket më i qartë në sulmet ndaj PS dhe Edi Ramës. E ka larguar mjergullën e 17 majit, ku mjeshtërisht e rrethoi Edi Rama. LSI njeh rritje të frikshme, sidomos nga rinia. Dhe prapë do jetë faktori numër një qeveribërës.

Edi Rama përjashtoi çdo mundësi bashkëqeverisje me LSI. Lulzim Basha deklaroi se nuk ka qeveri me PS. LSI vendos qeverinë e re me 26 qershor.

Pra cila do jetë qeveria e re pas datës 26 qershor? Del qartë se kush e krijon qeverinë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?