Edi Rama sulmon: BE nuk ka kohë për ne, por as ne nuk i presim ata!

Kushtet gjermane, mohimi hollandez dhe hezitimi francez për negociatat me Shqipërinë duket se ka sjellë reagimin e egër të kryeministrit Rama sot në Serbi. E të gjitha kushte vijnë se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar kriteret për të marrë statusin kandidat për në BE.

Edi Rama, Alekandar Vuçiç dhe Zoran Zaev u zotuan sot se do të çojnë përpara të gjitha angazhimet që kanë marrë për bashkëpunimin e thellë midis tre shteteve. Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, Rama tha se angazhimet dhe projektet që synohen të çohen përpara janë dakordësuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Evropian, por kjo nuk duhet t’i pengojë tre shtetet që çojnë përpara agjendën e bashkëpunimit.

“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioritieti i tyrë është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”, u shpreh Rama.

Këto që deklaroi kryeministri Rama nuk i tha kryeministri maqedonas i cili duket se do ta marrë statusin pa asnjë kusht, sepse ka plotësuar çdo kriter.

SHKARKO APP