Edi Rama hap dyert për 30 mijë refugjatë
Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Komiteti i Emergjencave kanë ngritur grupet e punës që do të presin një valë të madhe refugjatësh nga Siria dhe Afrika Veriore. Shifra mendohet te jetë 30 mijë persona, ndërkohë dje janë ngritur shtabe për përgatitjen e godinave pritëse në Gjirokastër, Korçë, Sarandë dhe Lezhë. Në Gjirokastër është menduar të kthëhet në kamp ish-baza ushtarake e Arshilengos, e cila do të mbajë 5000 refugjatë. Në Korçë llogariten që në zonën e Floqit dhe Pocesit të strehohen 5 mijë refugjatë. Në pikën e Kranës në Sarandë do të ngrihen kampe që do të mbajnë deri në 1 mijë persona. Po ashtu, kampe do të ngritjen në zonën e Gjadrit në Lezhë për 5 mijë refugjatë dhe në Elbasan në zonën e Mjekësit për 10 mijë refugjatë.
Në mënyrë sekrete dhe pa asnjë transparencë me institucionet dhe publikun qeveria “Rama” ka nisur këto ditë përgatitjen e kampeve për pritjen e të paktën 30 mijë refugjatëve, sidomos nga Siria dhe Afrika Veriore. Të mërkurën Top Channel raportoi se Ministria e Brendshme, Mbrojtjes dhe Komiteti i Emergjencave kanë ngritur grupet e punës që do të presin një valë të madhe refugjatësh. Shifra sipas TCH, mendohet diku te 30 mijë, por qeveria nuk jep asnjë të dhënë nëse do të jenë më pak apo shumë më shumë sesa kaq. Ndërkohë dje, mësohet se institucionet e udhëzuara nga qeveria “Rama” kanë ngritur shtabe për përgatitjen e godinave pritëse në Gjirokastër, Korçë, Sarandë dhe Lezhë. Në Gjirokastër është menduar të kthehet në kamp ish-baza ushtarake e Arshilengos, e cila do të mbajë 5000 refugjatë. Në Korçë llogariten që në zonën e Floqit dhe Pocesit të strehohen po 5 mijë refugjatë. Në pikën e Kranës në Sarandë do të ngrihen kampe që do të mbajnë deri në 1 mijë persona. Po ashtu, kampe do të ngritjen dhe në zonën e Gjadrit në Lezhë për 5 mijë refugjatë dhe në Elbasan në zonën e Mjekësit për 10 mijë refugjatë.
Marrja e masave nga ana e qeverisë “Rama” vjen pas krizës së refugjatëve në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë. Për shkak të mos dhënies së ndihmave nga BE-ja, 6 miliardë euro, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan ka vendosur të hapë kufijtë dhe të nxjerrë nga kampet refugjatët sirianë që strehohen prej vitesh në Turqi. Që nga viti 2010 kur nisi konflikti në Siri, Turqia ka në territorin e saj rreth 3 milionë refugjatë që duan të shkojnë drejt vendeve të BE dhe Europës Veriore. Turqia po i përdor emigrantët si mjet presioni ndaj Bashkimit Europian dhe tashmë loja me refugjatët ka nisur. Drejt kufirit të Greqisë dhe Bullgarisë, Erdogan ka dërguar rreth 130 mijë emigrantë.
Në këtë përplasje mes Turqisë dhe BE-së, qeveria “Rama” duket se ka dalë vullnetare për të zgjidhur situatën ku kanë hyrë këto vende dhe ka rënë dakord për 30 mijë emigrantë, raporton TCH.
Si një popull që më shumë se gjysmën e qytetarëve të vetë e ka pasur ose e ka emigrantë, Shqipëria nuk është një vend racist apo ksenofob. Por në situatën e një krizë ndërkombëtare dhe kur qeveria nuk jep asnjë informacion, normalisht qytetarët duan të dinë. Kush e mori vendimin për marrjen e refugjatëve? Parlamenti dhe pse pa opozitë reale, nuk ka asnjë dokument për këtë project të Edi Ramës. Ministritë nuk japin asnjë informacion dhe vetë kryeministri nuk thotë asnjë fjalë. Kush ra dakord për shifrën 30 mijë? Sepse, në këtë mënyrë, Edi Rama për t’i bërë qefin Erdogan dhe BE-së mund të pranojë të marrë edhe 1 milionë refugjatë. Burime thonë se plani për pritjen e refugjatëve është hartuar para konferencës së donatorëve për tërmetin dhe ka mundësi që këtë ofertë Edi Rama e ka prezantuar te disa vende për të marrë sa më shumë fonde. Por nëse çështja e refugjatëve është hedhur trajtuar si punë pazari, atëherë duhet thënë se kryeministri ka bërë “pazarin” më të keq. Paratë që mori nga konferenca e donatorëve janë shumica kredi, që do të kthehen pas çdo qindarkë bashkë me interesat. Ndërsa refugjatët që ka pranuar të marrë, përveçse kanë kosto shtesë për mbajtjen nuk dihet se kur do të ikin prej këtej.
Pranimi i 30 mijë refugjatëve lidhet dhe me një ligj të miratuar tre javë më parë, kur qeveria ndryshoi në mënyrë të çuditshme kushtet për marrjen e lejes së qëndrimit për punëtorët e huaj. Sekretari i PS-së Taulant Balla bëri një deklaratë shokuese kur tha se Shqipëria nuk ka forcë pune për ndërtuar godinat pas tërmetit dhe do të merren edhe shtetas të huaj. Tashmë është koha që qeveria të sqarojë se ndryshimet ligjore dhe pritja e emigrantëve kanë lidhje pikërisht me 30 mijë refugjatët që ka pranuar të marrë në Shqipëri.
Shqipëria është një nga vendet më të varfra Europë, ku papunësia ka arritur shifra rekord dhe rinia po ikën nga sytë këmbët. Vendi ndodhet në një krizë sociale dhe me shpopullim të frikshëm që kërkon projekte dhe qeveri të përgjegjshme për të ardhmen e vendit. Të përpiqesh ta zgjidhësh këtë krizë shpopullimi dhe ekonomike me refugjatë, për interesa të BE apo oligarkëve që duan krah të lirë pune, kjo nuk ka lidhje me humanizim dhe as më vlerat e BE.
Natyrisht që sipas takatit tone mund të ndihmohen por jo pa transparence dhe me qëllime politike personale kryeministrore.
Mili Xhani