Edi Rama deklaron:Burg! Burg! Do të arrestojmë çdo njeri që cënon votimet
Kryeministri Rama sot para deputetëve të PS foli për takimet e tij në Berlin në Samitin e Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edi Rama nuk pranon se dështoi në Berlin, por deklaroi se “negociatat do ti hapim me BE” dhe se Shqipëria është në paradhomën e BE e cila sapo të mbarojnë zgjedhjet në maj për në parlamentin europian, do të na pranojnë.
Kryeministri nuk sqaroi të vertetën e shtyrjes për në shtator te negociatave, pasi vetë Gjermania dhe Franca e deklaruan se nuk do ta shqyrtojnë statusin e Shqipërisë.
“Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh politik dhe mediatik sesa terësia e marrëzive dhe ligësive. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin. Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që klajmëruan kobin e mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ishin thjesht dhe vetëm një shprehje ekstreme e dëshpërimit që duan të marrin Shqipërinë në rrugën etheqafjes”, tha Rama.
Pasi u mundua të sqaronte deputetët e PS se gjithçka shkon vaj me BE, kryeministri iu rikthye aty ku i dhimbte, te protestat e opozitës dhe mospjesmmarrja e saj në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha me inat dhe tension se nuk don t’ia dijë nëse hyn apo jo opozita në zgjedhje. Rama theksoi se do të arrestohet kushdo prek apo cënon procesin e zgjedhjeve.
Kjo mënyrë të foluri e kryeministrit Rama e mbylli utopinë e disave se pas kthimit nga Gjermani dhe dështimit të hapjes së negociatave, ai do ti thërriste arësyes për të mos përfunduar vendi drejt humnerës dhe përplasjeve civile.
Kryeministri më shumë kërkoi ndryshime në Kodin Penal, sidomos kush fyen apo qëllon zyrtarët e shtetit, duke patur parasysh vetveten, kur e kanë goditur me bojë, etj.
Me këtë dalje të kryeministrit Rama sot para deputetëve të PS-së u mbyll çdo pritje e opozitës se Edi Rama edhe mund ti thërriste ndërgjegjes për të bërë shtet, duke humbur pushtet.
Edi Rama nuk pranon asnjë sens logjik për të gjetur udhëzgjidhje me opozitën, kështu duket se, për fat të keq, po shkojmë drejt përplasjes me 30 qershor 2019.
Kryeministri në fund me shumë foli për ndryshime në Kodin Penal për rritje të masave ndëshkuese, si arrestime dhe rritje të dënimeve ndaj qytetarëve.
Me shumë sot në gojën e kryeministrit zuri fjala BURG.
E sotmja, datë 2 maj 2019 mbylli çdo shpresë për dialog mes mazhorancës dhe opozitës.
Për dreq po shkohet në përplasje me popull!