Edi Rama: Për glasat dhe kakërdhitë e kotecit të Saliut jetoj 1 mijë vjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për incidentet e fundit në Kuvend, ku ai u qëllua nga deputeti Endri Hasa me vezë, si dhe u akuzuar ashpër nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Lajmi për goditjen me vezë të Ramës ka bërë dje dhe sot xhiron e mediave botërore, duke u transmetuari si një zhvillim i ri situatës politike në Shqipëri.

Nisur nga goditja e tij me vezë dhe akuzat e Berishës, Edi Rama shkruan në Facebook se nuk e ka problem nga akuzat dhe as sulmet. Kryeministri thotë se po të jetë për Berishën dot ë rrojë edhe 1 mijë vjet të tjera. Ndërsa shton se i vjen të ulërasë për situatën në të cilën ndodhet sot rinia e Shqipërisë, e cila sipas Ramës është ndikuar dhe nga sjella dhe fjalori i Berishës.

“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”,- shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Lexoni edhe..

SHKARKO APP