Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Euro në pikiatë nga paratë e pista që po fut mafia

Editorial
E premte, 17 Shtator 2021 02:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Mafia po pastron paratë e krimit, duke i investuar sidomos në ndërtime dhe pasi i konverton i qarkullojnë në banka. Bosët e këtyre parave, pak më vonë, do ti shikojmë si deputetë në parlament apo edhe qeveritarë.

-Kursi i këmbimit për monedhën europiane arrin në nivele të ulta, shumë alarmante. Bizneset vendase paralajmërojnë falimentime masive nëse qeveria nuk ndërhyn, pasi mafia po hedh qindra milionë euro në treg, duke sakatuar biznesin e ndershëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Monedha Euro ka arritur nivelin më të ulët të këmbimit gjatë muajit dhjetor të këtij viti. Dje në Shqipëri një euro këmbehej me 122.2 lekë, duke shënuar vlerën më të ulët edhe se gjatë muajve të sezonit veror, kur zakonisht vihen re luhatje të kursit të këmbimit. Ndryshimi i nivelit të kursit të këmbimit në shifra të tilla jep efekte negative në gjithë ekonominë kombëtare. Shumica e bizneseve që operojnë në vend, për shkak se aktivitete i kryejnë në Lekë dhe shitjet jashtë vendit i bëjnë me Euro, kanë ditë që ndodhen përpara kushteve ekstreme. Ulja e Euros në krahasim me vitet e tjera ka bërë që fitimi i tyre të ulet në mënyrë të ndjeshme, derisa çështja ka shkuar në mbijetesë. Efektin e parë e ndjejnë bizneset që eksportojnë si fasonët. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV) në një deklaratë për mediat paraqiti dje të dhëna alarmante që flasin për rrezikun e falimentimit të këtij biznesit për shkak të kursit të Euros. Konkretisht, fitimi total i biznesit fason që operon në tregjet e huaja llogaritet rreth  15 përqind. Si pasojë e luhatjes së Euros në vlerën e 9% tashmë fitimi i tyre me 6 % është i pamjaftueshëm për të përballur shpenzimet e pagave dhe taksave. Në një deklaratë të këtij biznesi kërkohej ndërhyrje urgjente e qeverisë për të shmangur falimentimet masive që mund të vijnë në këtë biznes. Rasti i biznesit fason, që ka dhe numrin më të madh të të punësuarve, është vetëm një shembull për të treguar se luhatja e kursit të këmbimit ka efekte shkatërruese në ekonominë e vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekspertët e ekonomisë japin variante të ndryshme për atë që po ndodh me monedhën euro, por ajo ku bien dakord shumica është se zhvleftësimi kaq i madh kësaj monedhe nuk lidhet me ekonominë reale, por me qarkullimin e parave të pista në treg. Ulja e Euros në nivele të tilla, në Shqipëri është hasur kryesisht gjatë vitit 2015. Në këtë vit Shqipëria ishte dhe në qendër të akuzave se për nisjen e një fushatë gati kombëtare për mbjelljen dhe shitjes së hashashit. Aktualisht Shqipëria nuk ka probleme të njëjta si në vitin 2015 me prodhimin e hashashit, por mesa duket paratë që vijnë nga trafiqet në Shqipëri dhe vende të tjera, arrijnë të futen në ekonominë tonë duke dhënë shenja të dukshme dhe në kursin e këmbimit.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Gjatë këtij viti, për të përballur efektet negative të uljes së kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë bleu rreth 400 milionë euro. Megjithatë efektet e kësaj lëvizje për të normalizuar tregun nuk dhanë asnjë rezultat.  Qeveria nga ana tjetër pretendon se ajo që po ndodhë është një situatë që lidhet me zhvillimet e tregut. Një nga argumentet është se në fundvit në vend vijnë emigrantët dhe për pasojë ulet kursi i Euros. Në fakt, prej kohësh remitancat dhe ardhja e emigrantëve nuk janë më në nivelet e disa viteve më parë, madje janë përgjysmuar. Si ka mundësi kur shqiptarët sjellin më pak para se më parë në vend, Euro ulet më shumë se kurrë? Ekonomia e Shqipërisë është shumë e vogël për tu prekur nga politikat e Bashkimit Europian me Euro. Por edhe argumenti se ndryshimi i kursit varet nga Brukseli nuk qëndron, pasi prej kohësh niveli i Euros ka qenë i qëndrueshëm në vendet e tjera. Edhe në vende fqinj që s’janë në BE si në, Serbi Mali i Zi, Maqedoni etj, kursi i këmbimit të monedhës europiane nuk ka pasur luhatjet që ka në Shqipëri.

Ajo që ndodh me Euron këtu është një fenomen thellësisht shqiptar dhe nuk lidhet me zhvillimin e ekonomisë dhe as me forcimin e Lekut. Kjo që po ndodh shpjegohet vetëm më futjen në treg të qindra miliona eurove të parave të krimit, të cilat pasi këmbehen me vlerë të ulët kthehen më pas në investime dhe Lekë të “pastruara”. Fakti që qeveria nuk ndërhyn, por e cilëson si situatë ‘normale’ vetëm sa provon se është pjesë direkte ose indirekte e kësaj skeme që ka efekte shkatërruese për ekonominë e vendit.

Nga ana e saj mafia po investon, pastron dhe rifut në qarkullim më pas paratë si të pastra dhe bosët e tyre më vonë do jenë deputet apo qeveritarë.

Alban Marku

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 16 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 25 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 30 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 46 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.